E diel, 7 Gusht, 2022

Në këto vende vlerësohen më shumë mësuesit dhe marrin paga më të mira

- Advertisement -

Kina ishte vendi i vetëm ku mësuesit konsideroheshin shumë të kualifikuar, të ngjashëm me mjekët.


Ku paguhen më shumë mësuesit? Europa renditet si vendi ku mësuesit paguhen më shumë, sipas raportit të OECD që përfshin 35 vende. Në Luksemburg, për shembull, pagat e mësuesve janë shumë të larta.

- Advertisement -

Zvicra dhe Gjermania janë vendet e ardhshme ku mësuesit do paguhen shumë, dhe këtu flitet për mësuesit e shkollës së mesme. Nga 10 vende gjithsej, 6 vendet e para i marrin vendet e Europës.

Në të gjithë botën, prindërit lenë fëmijët në portat e shkollave, duke ëndërruar që të mësojnë shumë e pas disa viteve të arrijnë të bëhen dikush në jetë. Ata u besojnë mësuesve me detyrën që kanë për të edukuar dhe zhvilluar mendjen e tyre, duke i përballur më pas në botën e mundësive.

Një studim nga Fondacioni Varkey tregoi se njerëzit që kishim më shumë respekt për mësuesit ishin nga vendet aziatike, kryesisht në Kinë, Kore e Jugut dhe Singapor. Për shumicën e pjesëve perëndimore të botës, nivelet e respektit ishin më të ulëta.

- Advertisement -

Indeksi i Statusit të Mësuesit Global gjeti se nga 21 vendet e anketuara, mësuesit u renditën në vendin e shtatë në një sondazh mbi 14 profesione të respektuara, ata u renditën mbi punonjësit socialë dhe bibliotekarët. Kina ishte vendi i vetëm ku mësuesit konsideroheshin shumë të kualifikuar, të ngjashëm me mjekët.

Profesori Peter Dolton, autor i Indeksit të Statusit Global të Mësuesve, i cili krahasoi qëndrimet ndaj mësuesit në 21 shtete, tha se statusi i mësuesit matet ndryshe “bazuar në historinë, vlerat dhe zakonet e një kulture të veçantë”. Ai merr shembullin e mësuesve në New York, ku shoqëria është e fokusuar në të ardhurat financiare, statusi lidhet me atë se sa një mësues fiton. Ndërsa në Kinë, mësimdhënësve u jepet një status më i lartë pavarësisht mungesës së pagës së lartë.

Vendet me respekt më të lartë për mësuesit kanë më shumë gjasa të inkurajojnë fëmijën e tyre për të pasur më vonë një profesion të denjë, tregon raporti.Kina, Koreja e Jugut, Turqia dhe Egjipti kanë më shumë gjasa të japin inkurajim që fëmijët të bëhen mësues, ndërkohë që Izraeli, Brazili, Portugalia dhe Japonia kanë më pak të ngjarë të japin inkurajim pozitiv. Profesor Dolton po punon për raportin e ardhshëm që do të dalë në vitin 2018 dhe tha se do të përfshijë më shumë Amerikën Latine dhe Afrikën, të cilën raporti i parë nuk e bëri.

- Advertisement -

Finlanda dhe Singapori kanë qasje të ndryshme në mësimdhënie, por të dy vendet sjellin disa prej studentëve më të suksesshëm në botë.

“Nëse shikoni Korenë e Jugut, Singapori apo Finlanda, mësuesit trajtohen mirë, paguhen mirë dhe shihet kaq shumë zhvillim profesional pas tyre,” tregon Vikas Pota, CEO i Fondacionit Varkey. Singapori është në krye të renditjes së programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) bazuar në testet ndërkombëtare të marra nga 15 vjeçarët në matematikë, lexim dhe shkencë. Rezultatet më të fundit të PISA treguan se sistemi arsimor i Azisë ishte përpara shumicës së vendeve, me shtatë vendet e para në matematikë të marra nga Singapori, pastaj Hong Kongu, Makao, Tajvani, Japonia, Kina dhe Koreja e Jugut.

Kanadaja, e renditur e 10-ta në matematikë, e treta në lexim, dhe e shtata në shkencë, është vendi i renditur më lart ndër vendet jo aziatike në rezultatet e përgjithshme. Finlanda, në vendin e 13-të në matematikë, ishte e katërta dhe e pesta në lexim dhe shkencë në mbarë botën, vendi me rezultatet më të mira në gjithë Europën.

Ku paguhen më shumë mësuesit?

Europa renditet si vendi ku mësuesit paguhen më shumë, sipas raportit të OECD që përfshin 35 vende. Në Luksemburg, për shembull, pagat e mësuesve janë shumë të larta. Zvicra dhe Gjermania janë vendet e ardhshme ku mësuesit do paguhen shumë, dhe këtu flitet për mësuesit e shkollës së mesme. Nga 10 vende gjithsej, 6 vendet e para i marrin vendet e Europës. Tiranapost.al E.B

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Mësimdhënësit nuk po duan që drejtorët e shkollave t’i vlerësojnë”

SBAShK-u dhe MAShTI-i janë pajtuar që të mos ketë testim të mësimdhënësve, por vetëm...

Pak interesim për t’u regjistruar në profesionet deficitare – veterinari dhe ndërtimtari

Për një numër drejtimesh në Universitetin e Prishtinës të rinjtë nuk kanë treguar interesim,...

Rrahman Jasharaj: Vlerësimin e mësimdhënësve do ta bëjnë drejtorët e shkollave

SBAShK-u dhe MAShTI-i janë pajtuar që të mos ketë testim të mësimdhënësve, por vetëm...

20 për qind e fëmijëve nga Kosova që jetojnë në Zvicër i përfundojnë studimet universitare

Fëmijët e emigrantëve në Zvicër po dalin të jenë më të arsimuar sesa prindërit...