E diel, 29 Janar, 2023

Në cilën moshë duhet të nisin vogëlushët tuaj klasat e notit?!

- Advertisement -

Përpara se ta regjistroni vogëlushin tuaj në klasa noti, është e rëndësishme të kuptoni se klasat e notit për foshnjat dhe të vegjlit nuk janë krijuar për t’i mësuar të vegjlit se si të notojnë vetë. Ato janë krijuar që fëmijët dhe prindërit të mund të argëtohen së bashku, të sigurtë, në ujë.

Thënë kështu, ka pasur disa studime që mbështesin përfitimet e klasave të notit për të vegjlit, disa madje sugjerojnë se kur një fëmijë i vogël shkon atje me prindin, rreziku për të pasur një aksident me mbytje mund të reduktohet. Është padyshim një rast bindës për të regjistruar fëmijën tuaj sa më shpejt në një klasë noti.

- Advertisement -

Në cilën moshë foshnjat dhe të vegjlit mund të mësojnë të notojnë?

Mësimi i notit nuk është patjetër një domosdoshmëri për foshnjat ose fëmijët e vegjël dhe nuk është as për çdo fëmijë, kështu që mos e detyroni këtë çështje, thotë Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP).

Grupi tani mbështet mësimet e notit për fëmijët e moshës 1 vjeç e lart, të cilët tregojnë shenja gatishmërie për pishina dhe janë të ekspozuar shpesh ndaj ujit. (Rekomandimi i mëparshëm ishte klasa noti për shumicën e fëmijëve të moshës 4 vjeç e lart.)

- Advertisement -

Nëse vogëlushi juaj duket gati për t’u spërkatur në diçka më të madhe se banja, diskutoni temën e mësimeve të notit me pediatrin tuaj, i cili mund t’ju japë një ide më të mirë se ku ndodhet fëmija juaj në zhvillim, emocional dhe fizik, dhe të bëjë një rekomandim për një program të përshtatshëm në zonën tuaj.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...