E diel, 24 Tetor, 2021

Ndodh edhe kjo: Mësueset në Shqipëri rrahen mes vete për një tavolinë në lokal

Kjo është mësuesja e historisë në shkollën “Andon Zako Çajupi” Domenika Toptani 53 vjeç e cila ditën e djeshme u përfshi në një sherr me mësuesen e Letërsisë po në këtë shkollë, Elida Qenamin 46 vjeç, për një tavolinë në lokalin ku ishin ulur.


Të dyja mësueset janë pezulluar nga detyra. Dje në sherrin mes 2 mësueseve u përfshinë edhe të afërmit e tyre, të cilët përdorën karriget e lokalit duke gjuajtur njëri tjetrin dhe armë.

Në pranga ka rënë Faja 39 vjeç i cili gjatë konfliktit me sende të forta ka nxjerrë dhe armën duke qëlluar vetëm 1 herë në ajër. 5 familjarë të tjerë të mësueseve janë vënë nën hetim, konkretisht Elton Kasaj, 30 vjeç, Enrik Qenami, 41 vjeç, të afërm të mësueses së letërsisë Elida Qenami dhe Enea Kovaçi, 32 vjeç , Ndriçim Qefalija, 43 vjeç, një 41 vjeçar si dhe është shpallur në kërkim Alvaro Toptani, 27 vjeç, të afërmit e mësueses së Historisë, Domenika Toptani, shkruan abcnews.

Lexo edhe: Sherri i mësueseve te “Çajupi” për tavolinën, të afërmit kapën karriget. 1 i arrestuar, 5 hetohen

Motivet e zanafillës së debatit të nsiur që në shkollë nuk janë sqaruar ende por ajo që dimë është se 2 mësuese e nisën sherrin për një tavolinë në loka, gjë që e kemi parë të ndodhë shepsh mes të rinjvepor jo mes 2 përfaqësuese të arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kina heq detyrat e shtëpisë për nxënësit dhe shton kohën e pushimit

Kina pret të miratojë një ligj për arsimin që synon të reduktojë stresin e...

Masat e reja anti-COVID: Kështu do të organizohet mësimi në shkolla sipas vendimit të ri të qeverisë

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është vendosur për masat...

E tmerrshme: Mësuesi rrah nxënësin, e ngre në ajër dhe e godet shuplaka

Në rrjetet sociale është shfaqur një video shqetësuese e një mësuesi që dhunon një...

E dhimbshme: Vdes në moshë të re mësuesja Anesa Sabedini

Ndërron jetë në moshë të re mësuesja e Shkollës fillore Liria, Anesa Sabedini. Këtë lajm...