E diel, 4 Dhjetor, 2022

Ndjesia e humorit te një bebe zhvillohet gjatë muajit të parë të jetës

Qëllimi i studimit ishte të hetonte sesi humori kontribuon në zhvillimin e funksionimit njohës te fëmijët shumë të vegjël, shpjeguan shkencëtarët

Një studim global, i kryer në rreth 700 fëmijë, tregoi se foshnjat e njohin humorin më herët që në javën e katërt të jetës, ndërsa afërsisht gjysma e të porsalindurve fillojnë t’i përjetojnë ngjarjet rreth tyre si qesharake në muajin e dytë të jetës.

- Advertisement -

Studimi u krye nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Bristolit dhe tregoi se foshnjat shumë të vogla arrijnë të dallojnë forma të ndryshme humori nëpërmjet lojës, bazuar në aktivitete të tilla si gudulisja, loja fshehtas, grimasa ose kur dikush u drejtohet atyre në zë “të pazakontë”.

Studimi zbuloi gjithashtu se foshnjat nën një vjeç kënaqen duke parë reagimet e njerëzve të tjerë rreth tyre. Lumturohen, kur shohin se dikush është i frikësuar.

Hulumtuesit kanë zbuluar gjithashtu se dyvjeçarëve u intereson i ashtuquajturi “humor pa kuptim”, siç është fjalia “qeni tha muuuu” dhe të ngjashme, ndërsa trevjeçarëve u pëlqejnë lojërat me fjalë, truket, por edhe fjalët këqija e sharjet.

- Advertisement -

Gjithashtu u konstatua se ndjesia është çelësi për zhvillimin e sensit të humorit të fëmijëve, i cili mund të kontribuojë edhe në përmirësimin e aftësive të tjera njohëse të tyre, siç është zhvillimi i imagjinatës.

Duke pasur parasysh universalitetin dhe rëndësinë e humorit në shumë aspekte të jetës së fëmijëve dhe të të rriturve, është e rëndësishme të zhvillohen mënyra për të na ndihmuar të përcaktojmë se si zhvillohet humori fillimisht, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të kuptojmë më shumë sesa thjesht shfaqjen e humorit si të tillë, por edhe në çfarë mënyre humori i ndihmon të rinjtë kur bëhet fjalë për shëndetin mendor.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur më 2009

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të premten se është hapur aplikimi...

4-vjeçari kafshohet nga qeni në oborrin e çerdhes në Prishtinë – nëna e tij tregon ngjarjen

Një fëmijë është kafshuar nga një qen endacak të hënën brenda oborrit të çerdhes...

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, po krijon web-faqe – ka 17 çertifikata

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, në shkollën fillore "Dardania" shquhet me intelegjenca...

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...