E premte, 24 Mars, 2023

Ndihma e baballarëve në rritjen e fëmijëve i ndihmon ata të bëhen të rritur të sigurt dhe pa komplekse

- Advertisement1-

Baballarët e sotëm gjithmonë e më shumë po marrin e po bëhen pjesë e rritjes së fëmijëve njësoj me nënat.


Ky hap është shumë emancipues për mashkullin, nuk e lë më atë jashtë familjes, krijon hapësira për barazinë gjinore dhe më kryesorja, shmang varësinë e tyre nga femra.

- Advertisement -

Nga Lira Gjika

Shmang varësinë nga nëna, gruaja, apo siç është në mitet tona, nga motra (miti i Gjergj Elez Alisë). Në traditën tonë burri nuk bën asgjë për mirëmbajtjen e vet, që nga ushqyerja e deri te veshja, të gjitha i ka të gatshme të përgatitura nga nëna gruaja apo motra. Kur eci rrugës dhe shoh baballarë që merren seriozisht me fëmijët e tyre, që u mbajnë çantat e shkollës, që ulen në gjunjë, kur flasin me fëmijët, që i drejtohen gruas: “rri ti se merrem unë me vajzën apo djalin”, me shumë dashuri dhe pa asnjë lloj bezdisje, mendoj se edhe te ne ka ndodhur ajo “gjëja” e mirë, që haset në vendet e zhvilluara, ku ndarja e punës nëpërmjet gjinisë po zbehet gjithnjë e më shumë.

Grupi i baballarëve të rinj në Shqipëri, që së bashku me nënat, përpiqen ti rritin fëmijët në radhë të parë si njerëz të lirë e të mirë edhe pse ende nuk mbizotëron, rritet përditë. Ata me sjelljen e tyre ndaj fëmijës, gruas dhe mjedisit, po bëjnë të njëjtën gjë, si çdo baba në vendet e zhvilluara. Ata i ndihmojnë fëmijët e tyre, të bëhen sa me njerëzorë e të zot, që kur të përballen në jetë si të rritur, të jenë sa më të sigurt te vetja, pa komplekse inferioriteti, pa paragjykime dhe si baballarët e tyre, të jetojnë jetën me kurajo e energji për të mirën.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...