E premte, 7 Tetor, 2022

“Nana emrin Besë, çika Medinë”, analistja Haxhijaj thotë se shqiptarët e Kosovës po asimilohen në arabë

Analistja Teuta Haxhijaj, ka ngritur shqetësimin se si po asimilohen emrat e shqiptarëve në ata arabë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka marrë disa shembuj të këtyre emrave.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Nana emnin Teutë, çikat Aminë, Azra…
Nana emnin Besë, çika Medinë.
Baba emnin Ilir, djemt Rijad, Omer.
Baba emnin Agron, djali Aman…?

Dikur ishte e rëndësishme me ia lanë fëmijës një emën përmes të cilit ai do të identifikohej me rrënjët e tij, identitetin i tij kombëtar, historinë e tij gjithmonë të përgjakur.
E sot?
Shumë fëmijë mbajnë emna të qyteteve arabe, fjalëve arabe kuptimin e të cilave fjalë shpesh nuk e dinë as prindërit vet. Emna të një gjuhe të huaj, të një kulture të huaj me të cilën nuk na lidhë as historia e as gjeografia se le ma vija gjenetike. Hiç kurgja. Bile as kontinenti jo.

- Advertisement -

Identiteti kombetar fillon me emnin për me vazhdu ma tutje me gjuhën, traditën, kulturën e vlerat tjera.
Zoti vet ka dashtë me iu falë shqiptarë dhe nuk do të jeni ma afër Tij dhe as s‘ka me iu dashtë ma shumë veç se ju mundoheni me u ba ata që s‘jeni.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...