E premte, 24 Mars, 2023

​Nagavci: Siguria e nxënësve në shkolla, interes i veçantë në politikat arsimore

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se çështja e sigurisë së nxënësve në shkolla është çështja kryesore dhe me interes të veçantë në politikat arsimore, prandaj edhe nevojitet bashkëpunim i mirë ndërmjet nxënësve, mësimdhënësve, psikologut, drejtorit dhe prindërve, në mënyrë që të adresohen rastet kur dikush ndjehet që po i cënohet çfarëdo e drejte.

Nagavci ka vazhduar aktivitetet në kuadër të fushatës njëmujore sensibilizuese kundër dhunës në shkolla me moton “Të gjithë së bashku për shkollën miqësore”, në shkollën “Iliria” në Prishtinë, në të cilën ishte duke u trajtuar tema e dhunës me nxënësit e klasëve të pesta.

- Advertisement -

Ministrja Nagavci gjatë bashkëbisedimit me nxënës, mësimdhënës dhe stafin menaxherial tha se janë në një shkollë ku promovohet shëndeti, prandaj nuk ka dilemë se në këtë shkollë trajtohet po aq mirë edhe tema e dhunës.

Ministrja ndër të tjera tha se, qëllimi i kësaj fushate vetëdijësuese është që nxënësit të kenë të qartë se sa e rëndësishme është që të ndajnë informatat me prindër, mësimdhënës apo njerëz të tjerë të cilëve ata ju besojnë, në rast se njohin dikë që ballafaqohet me dhunë të cilësdo formë.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Laura Haxha inxhinierja nga Vushtrria që bën karrierë të suksesshme në Angli – punoi me avionët luftarakë

Kjo është vetëm 27 vjeçare, por njihet për aftësitë e saj në inxhinieri. Laura...

Mësuesja e vetme e shkollës me zile në dorë: Janë vetëm 10 nxënës, shkak emigrimi

Ky 7-Mars shkollat e thella malore në Kukës i ka gjetur me më pak...

Nxënësja Diella Kika nga Podujeva do ta përfaqësojë Kosovën në garat e Fizikës në Japoni

Diella Kika, nxënëse e gjimnazit "Aleksandër Xhuvani" në Podujevë është renditur e dyta në...

Nagavci: Po fuqizojmë komponentin e orientimit dhe këshillimit në karrierë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot ka qëndruar në Podujevë ku ka përuruar Qendrën...