E enjte, 9 Shkurt, 2023

Nagavci: Do të angazhohemi ta ndryshojmë realitetin në arsim

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit 2022, që u mbajt në Londër, ku thotë se adresoi çështje dhe sfida me të cilat po përballet arsimi në këtë shekull.

Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se do të angazhohen për të ndryshuar realitetin në arsim.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Në Forumin Botëror të Arsimit 2022, që u mbajt në Londër, adresuam çështje dhe sfida me të cilat po përballet arsimi në këtë shekull.
Bashkë me ministra dhe ekspertë të arsimit nga mbi 110 shtete të botës diskutuam pikëpamje rreth humbjeve mësimore të shkaktuara nga pandemia, por edhe rreth përkeqësimit të shëndetit mendor të nxënësve, pabarazive sociale dhe grupeve të margjinalizuara.

Përvojat që shkëmbyem në këtë forum me temën “Arsimi: Ta ndërtojmë të ardhmen më të fortë, më të guximshme dhe më të mirë”, do të na shërbejnë në punën tonë dhe përkushtimin që secilit fëmijë pa dallim në Kosovë t’i krijojmë mundësi të barabarta në arsim, duke ofruar njëkohësisht arsim cilësor.

- Advertisement -

Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar takova ministra të Ballkanit Perëndimor, ndërsa takime të rëndësishme ku biseduam për thellim të bashkëpunimit kisha me z. Julian Braithwaite, drejtor gjeneral për Evropë , z. Andrew Page, drejtor i Departamentit për Ballkanin Perëndimor pranë Ministrisë së Jashtme britanike dhe z. Peter Brown, drejtori i Këshillit Britanik për Ballkanin Perëndimor.

Takim miqësor dhe produktiv kisha edhe me z. James Saavedra, drejtor botëror për Edukim dhe përfaqësues i Bankës Botërore me të cilin diskutuam për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe mundësitë e angazhimit për tejkalimin e sfidave me të cilat po përballet sistemi i edukimit dhe përmirësimin e rezultateve.

Angazhimi jonë është i vazhdueshëm e i fuqishëm për të ndryshuar realitetin në arsim, këmbëngulës në arritjen e qëllimeve tona për të mirën e fëmijëve tanë.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Alketa Ipeku: Edhe unë shoh në Tik Tok, por nuk ka gjithmonë informacione të sakta

Nxënësi duhet të ndërgjegjësohet dhe të bindet se, jo çdo informacion i ofruar në...

Letra e mësueses së moshuar që është përshendetur nga e gjithë bota

Një mësues në pension i shkroi letër gazetës lokale për t’i dhënë fund mendimit...

Sfidat e një mësimdhënësi

Shpend Rrukiqi, mësues i lëndës së matematikës, përcjell të gjitha karakteristikat dhe veçoritë që...

Nxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë

Policia e Floridës kishte arrestuar në vitin 2017 Robert Paul Alexandar Edwards 33-vjeç, kur...