E shtunë, 28 Nëntor, 2020

Mrekulli: Një paciente me Covid-19 sjell në jetë binjakët, ndërsa vetë ishte në koma

- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -

Një paciente e infektuar me Covid-19 ka sjellë në jetë dy binjakë ndërsa ishte në gjendje kome.

Kur gruaja u zgjua nga koma e kishte shumë të vështirë të besonte se binjakët ishin dy fëmijët e saj. Kjo mund të quhet vërtet një mrekulli në kohë koronavirusi.

Perpetual Uke, konsulente e reumatologjisë në qytetin e Birmingham-it, filloi të ndihej keq në fund të muajit mars. Më pas u shtrua në terapi intensive, me ventilator dhe u fut në gjendje kome të induktuar për ta ndihmuar atë të rikuperohej. Foshnjat lindën me prerje cezariane, më 10 prill ndërsa ishin 26 javëshe

Gruaja qëndroi në koma edhe për 16 ditë të tjera.

“Ishte vërtet e tmerrshme … çdo ditë që kaloja shpresoja se gruaja ime nuk ishte në mesin e atyre që kanë vdekur”, tregon burri i Ukes, Matthew.

Kur gruaja, e cila është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë u zgjua nga koma pas dy javësh nuk besonte se dy binjakët ishin të saj megjithëse stafi i spitalit ia thoshte.

“Kur më treguan foto, ata ishin aq të vegjël, nuk dukeshin aspak si foshnje të zakonshme. Nuk më besohej që ishin fëmijët e mi”, tha ajo.

Binjakët, Sochika Palmer peshonte vetëm 770g, ndërsa vëllai i saj, Osinachi Pascal, 850g.

Binjakët u larguan nga spitali pasi kaluan 116 ditë atje, dhe po “ bëhen më mirë dita ditës “, thotë zonja Uke.

“Nuk do doja asnjëherë që ata të kalonin një vështirësi të tillë që në lindje. Ata nuk mundën të shikonin mamanë e tyre për dy javë, gjë që sigurisht më bëri shumë të mërzitur , ama fatmirësisht, gjërat janë në normalitet.”

- Advertisement -

Share

Të fundit

Flet Zenun Shala, që hapi shkollën shqipe në Monthey të Zvicrës: Çdo ditë e më shumë po rritet numri i nxënësëve

Mërgata kosovare që jeton në shtete të ndryshme asnjëherë nuk e harron t’ia trasojë gjeneratave të reja që ta mësojnë gjuhën shqipe. Kështu ka bërë...

Suela Kluna, 11-vjeçarja që jeton në Gjermani – drejt realizimit të ëndrrës për t’u bërë modele

Është 11-vjeçare dhe si çdo fëmijë ka shumë ëndrra. Pandemia aktualisht e ka stopuar që të merret me modelim, por shpreson se shpejt do...

Flet Ajlin Alfredaj nga Tropoja: Si është të rritësh 7 fëmijë dhe të bësh karrierë në politikë

Intervistoi: Donat Maloku Është nënë e 7 fëmijëve por kjo nuk e ka penguar të kryejë dy fakultete dhe më pas të merret intesivisht me...

Të tjera nga kategoria

28 Nëntori me Ejza Hoxha në Kids of Kosova – prezantim dhe poezi / VIDEO

Sot të gjithë shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin. Media Online "Kids of Kosova"...

3 shenjat që tregojnë se a jeni të lumtur

A je i/e lumtur? Ka 3 shenja që jua zbulojnë këtë gjë! Ke diçka për...

Video që duhet ta shohin prindërit: Nëse fëmija merr frymë kështu, dërgojeni te mjeku

Blogerja dhe nëna Charlie O’Brien ka publikuar një video të bebes së saj, e...

Fëmija inatoset: Ja çfarë duhet të bëjë prindi në atë moment

Në periudha të caktuara gjatë zhvillimit fëmija fillon që të çojë inate dhe t’u...