E premte, 24 Mars, 2023

Mos e detyroni fëmijën të hanë kur nuk duan, kjo i dëmton shumë ata

- Advertisement1-

Mjaft i detyruat fëmijët të hanë edhe kur nuk duan; Ekspertët tregojnë arsyet pse i dëmton kjo gjë.


Prindërit shpesh ankohen se fëmijët e tyre hanë si zogj, pak këtu dhe pak atje, ata rrallë i përfundojnë të gjitha ushqimet e tyre, shkruan Living.

- Advertisement -

Ndërsa familjet luajnë një rol të madh në sjelljen e të ngrënit të fëmijëve, është e rëndësishme të mos bëni gabime që do të ndikojnë negativisht tek fëmijët, transmeton lajmi.net.

Dhe ndërsa pothuajse çdo familje u bën presion fëmijëve të tyre për të ngrënë, është koha të hiqni dorë nga nocioni klasik “sa më shumë aq më mirë”.

Nëse i detyroni të ushqehen edhe kur nuk i hahet do të kenë disa probleme të ndryshme si p.sh:

- Advertisement -

-Fëmijët mund të mos kenë një shans për të zhvilluar një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin.

Fëmijët duhet të jenë në gjendje të kuptojnë kur janë të uritur dhe kur janë të ngopur. Për të nxitur zhvillimin e sjelljes normale të ngrënies, është e rëndësishme që ata të jenë në gjendje të vendosin se sa duan të hanë dhe të ndalojnë së ngrëni në pikën kur trupi dhe mendja e tyre janë plotësisht të kënaqur.

-Ushqimi është diçka natyrale dhe nuk ka nevojë të lavdërojmë fëmijët e vegjël që hanë mirë. Kur e bëjmë këtë, lavdërimet e fryra i bëjnë ata të ndihen më të pasigurt. Një tjetër gabim që prindërit mund të bëjnë është të qortojnë fëmijët kur nuk kanë pastruar pjatat e tyre, gjë që është gjithashtu e dëmshme për zakonet e tyre të ngrënies.

- Advertisement -

– Kur jemi duke ngrënë, truri merr sinjale nga hormonet e tretjes, duke rritur ndjenjën e ngopjes. Dhe kur prindërit nuk i lënë fëmijët të dëgjojnë trurin e tyre, shkencëtarët na paralajmërojnë se kjo mund të shkaktojë problem afatgjata. Mbingarkesa, dhe si rezultat, mbipesha midis fëmijëve, mund të shkaktohen nga këto raste.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...