E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Modelja shqiptare i rindërton shtëpinë një familjes që iu prish nga tërmeti

- Advertisement -

Familja Çekirri në Ndroq është bërë me një shtëpi të re pas disa muajsh qëndrimi në çadër, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sot ajo mori çelësat e shtëpisë së re, që u rindërtua fale nismës se modeles se njohur shqiptare, Xhesika Berberi, e cila mblodhi fondet dhe i dhuroi për ndërtimin e banesës se familjes Çekirri.

- Advertisement -

Mes emocioneve dhe lotëve të gëzimit, modelja shqiptare, Xhesika Berberi tregoi se si vendosi që të mbledhë fondet për rindërtimin e shtëpisë. Ajo falenderoi për kontributin Adrola Dushin, mikeshën e cila ka luajtur një rol të madh në mbledhjen e fondeve.

Ajo siguroi se nisma nuk do ndalet me kaq, por shumë shpejt do të nisin punimet edhe për një banesë tjetër, për të lumturuar një tjetër familje në nevojë.

- Advertisement -

“Ideja për të kontribuar në këtë ditë të vështirë per shqiptarët, lindi thjesht nga zemra. Më dhembi zemra kur e pashë se si në një mëngjes, kur një tërmet ra e u shkatërruan shumë shtëpi, shumë njerëz humbën jetën dhe e ndjeva të domosdoshme të jepja kontributin tim. Mendova të hapja një faqe ne Go Fund. Nuk mund të le pa falenderuar Adrola Dushin, e cila dha një mbështetje shumë të madhe këtu. Gjithashtu, edhe të gjithë njerëzit që kanë dhuruar sepse kjo ishte gjëja më e bukur. Nga të gjithë ne u mblodhën këto fonde dhe u bë e mundur ndërtimi i dy shtëpive. Është gjëja që më ka bërë më krenare deri tani, kam vendosur që të ndihmoj dhe një familje tjetër dhe do ndërtoj edhe një shtëpi tjetër”, tha ajo.

Kryebashkiaku Veliaj e përgëzoi Xhesikën për nismën dhe tha se nëse të gjithë ne si shoqëri, në vend të përçarjes dhe shpifjes, vendosim të kontribuojmë dhe të bashkëpunojmë, edhe vendi bëhet më i mirë.

- Advertisement -

“Eshte bukur kur zbulon se dikush në anën tjetër të oqeanit, që gjithashtu ka zemër, gjithashtu mobilizon njohjet e veta, nuk zgjedh të shajë dhe të kritikojë, se asnjë nuk është perfekt, por thotë: Unë nuk i bëj dot të 3 mijë shtëpitë, po unë do bëj 2 a 3 sot, dhe një që mora përsipër nesër. Nëse si shoqëri funksionojmë në këtë mënyrë, ku secili ndihmon sa mundet, atëherë edhe vendi bëhet më i mirë. Kombi, shteti, Shqipëria janë nocione abstrakte, është shumatorja e njerëzve që e bëjnë vendin dhe nëse shumatorja është pozitive, pra secili bën më të mirën, nuk përçan, nuk shpif, nuk shan, por kontribuon, ndihmon, bashkëpunon, solidarizohet, atëherë edhe vendi bëhet më i mirë”, tha Veliaj.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fëmija nuk trashëgon gjithçka nga prindërit, ky familjar është kryesor për gjenetikën

Alejandro Jodorowsky, një eseist kilian, shkroi një libër të quajtur “Metagjenalogjia: Vetë-Zbulimi Nëpërmjet Psihomagjisë...

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Nga Arbër Paçarizi: Prindërit janë pasqyra e vetme ku fëmijët e shikojnë vetën

Nga Arbër Paçarizi: "Prindërit janë pasqyra e vetme ku fëmijët e shikojnë vetën, andaj nëse...

Pas 8 vjetësh, familja me 12 fëmijë bashkohet si dikur

Të mbledhur në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, rubrika “Ka...