E enjte, 27 Janar, 2022

Mjekja shqiptare në SHBA shpjegon pse duhet të vaksinohen edhe fëmijët

- Advertisement -

Rubina Muzina, mjeke në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, foli mbi çështjen e vaksinimit të fëmijëve ndaj Covid-19.

“Në SHBA janë mbi 2 milionë fëmijë që e kanë marrë vaksinën. 30% e prindërve kanë treguar gatishmëri për vaksinimin e fëmijëve të tyre. Tani që kemi të dhëna, dimë që të pavaksinuarit janë 10 herë më të rrezikuar për të kaluar formë të rëndë të sëmundjes. Njerëzit mund të pyesin se pse duhet t’i vaksinojnë fëmijët, kur ata e kalojnë më lehtë Covidin. Por, në SHBA, 1 në 4 fëmijë që kanë vdekur nga koronavirusi, nuk ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese”, tha Muzina.

- Advertisement -

“Sigurisht që ka skepticizëm, në Shqipëri ka edhe prindër që janë të pavaksinuar dhe është çështje delikate. Ka pasur edhe mes fëmijëve raste të miokarditit, por kjo nuk është arsye që të në pengojë”, shtoi mjekja që punon në Teksas.

Sipas Muzinës, variantet e reja që kanë dalë deri më sot dhe po vijojnë të dalin, bëjnë që mjekët të kërkojnë me ngulm vaksinimin e të gjithë popullsisë, përfshi edhe fëmijët.

- Advertisement -
- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Disney po ribën filmin e ‘Borëbardhës’, por pa 7 xhuxha

Disney ka marrë përsipër të ribëjë film “Borëbardhën…”, por puna ka ngecur diku. Aktorë...

S’kishte para për të paguar, 29-vjeçari e lë fëmijën e tij si garanci te taksisti

Taksisti ka pritur të atin për rreth 40 minuta që t’i sjellë paratë dhe...

E dhimbshme: 5-vjeçari mbytet në vaskë, ndërsa nëna po përgatiste dhurata në dhomën tjetër

Një 5-vjeçar në Angli ka humbur jetën në tualetin e banesës së tij, ndërsa...

Fëmija ngrihet nga varri, kërkon ujë dhe vdes përsëri

Një 2-vjeçar u ngrit nga arkivoli në të cilin ishte vendosur në pritje të...