E enjte, 9 Shkurt, 2023

Ministrja Nagavci nga Suedia: Sivjet do ta kemi abetaren e përbashkët

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po merr pjesë në konferencën dyditore për mësuesit e gjuhës amtare “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi” në Malmö të Suedisë.

Sipas njoftimit të MAShTI-të, kjo konferencë ka për qëllim që të mbajë gjallë frymën edukuese të mësuesve të gjuhës amtare dhe është organizuar nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare ”Iliria” në Suedi në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë ”Naim Frashëri” në Suedi.

- Advertisement -

Në këtë konferencë ku temë diskutimi është zgjerimi i njohurive mbi mësimdhënien dhe relacionin mes nxënësit-prindit-mësuesit, si dhe mes gjuhës shqipe-suedeze dhe ndonjë gjuhe tjetër, ministrja Nagavci theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mësimin në gjuhën shqipe për fëmijët tanë, pa marrë parasysh ku ata rriten dhe veprojnë.

Pasi që theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare, ministrja Nagavci falënderoi mësimdhënësit e mësimit në gjuhën shqipe në Suedi, por edhe në vende të tjera, për përkushtimin dhe vendosmërinë që ta avancojnë mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë.

Ministrja përmendi faktin se Suedia e ka të rregulluar mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diapsorë brenda sistemit suedez të arsimit, por tha se ka hapësirë për punë edhe nga mësuesit, edhe nga institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë për mbështetje.

- Advertisement -

Duke folur për punën që është bërë në këtë drejtim, ministrja Nagavci përmendi faktin se tashmë kemi tekstin e parë “ Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, dedikuar fëmijëve të diasporës, ndërsa tha se sivjet do ta kemi edhe Abetaren e përbashkët.

Ne në Kosovë, por edhe në Shqipëri, tha Ministrja, po punojmë në hartimin e teksteve mësimore për nivelet tjera të mësimit shqip në diasporë dhe synim i përbashkët duhet të jetë institucionalizimi i mësimit shqip në vendet ku jetojnë. Ajo theksoi se janë miratuar dhe botuar libra për nxënësit e diasporës, por janë organizuar edhe shkolla verore, seminare, festivale për fëmijë të diasporës, organizime kulturore, e të tjera.

Ministrja Nagavci theksoi se si Qeveri e Republikës së Kosovës jemi duke punuar për t’u dhënë më shumë rëndësi ideve dhe projekteve të mërgimtarëve, pasi që nevojat e diasporës kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit, shkollat në gjuhën shqipe dhe forcimi i kësaj lidhjeje ndërmjet nesh është prioritet.

- Advertisement -

Në Konferencë po marrin pjesë edhe Emil Lafe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Beqir Meta nga Instituti i Historisë në Tiranë, Entela Tabaku nga Universiteti i Uppsales, Nuhi Bajqinca nga Universiteti i Göteborgut dhe studiues e ekspertë të tjerë të gjuhës, kulturës dhe të arsimit.

Në Suedi, aktualisht janë afër 10 mijë nxënës shqiptarë, nga të cilët 6 mijë ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe, të integruar brenda sistemit suedez të arsimit.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Alketa Ipeku: Edhe unë shoh në Tik Tok, por nuk ka gjithmonë informacione të sakta

Nxënësi duhet të ndërgjegjësohet dhe të bindet se, jo çdo informacion i ofruar në...

Letra e mësueses së moshuar që është përshendetur nga e gjithë bota

Një mësues në pension i shkroi letër gazetës lokale për t’i dhënë fund mendimit...

Sfidat e një mësimdhënësi

Shpend Rrukiqi, mësues i lëndës së matematikës, përcjell të gjitha karakteristikat dhe veçoritë që...

Nxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë

Policia e Floridës kishte arrestuar në vitin 2017 Robert Paul Alexandar Edwards 33-vjeç, kur...