E diel, 5 Shkurt, 2023

Ministrja Nagavci jep detaje për Testin e Arritshmërisë

- Advertisement -

Minsitrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka dhënë detaje për testin e arritshmërisë që do të mbahet më 4 dhe 14 qershor.

Ajo ka treguar se testi do të ketë 200 pyetje dhe do të zgjatë 2 orë.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Kënaqësi të takoj nxënësit, mësimdhënësit e klasave të nënta si dhe drejtuesit në shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania” në Prishtinë, ku biseduam rreth Testit të Arritshmërisë.

?Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 4 dhe 14 qershor.

- Advertisement -

?Testi do të përmbajë 200 pyetje.

?Testi zgjatë dy orë.

?Testi do të mbahet në shkollat e mesme.

- Advertisement -

?Në klasë do të jenë 15 nxënës, në secilën bankë nga një i ulur.

Bashkë me nxënësit diskutuam se si do të kenë më shumë kohë dhe mundësi për tu përgjigjur dhe se ky test i ka 40% nga totali i pikëve për regjistrim në shkollat e mesme të larta.

Janë gjeneratë që janë përballuar me vështirësitë e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe për këtë do të kenë mundësi që brenda dy ditëve do të kenë mundësi që ditën e parë të testit më 4 qershor të përgjigjen në pyetjet nga katër lëndë, ndërsa në ditën e dytë të testit më 14 qershor do të përgjigjen në pesë lëndë.

Si ministre e Arsimit, pres kompetencë dhe përgjegjësi të lartë nga të gjithë personat e angazhuar në proces, si dhe respektim të plotë të rregullave të përcaktuara.

Në kuadër të përgatitjeve, janë mbajtur takime informuese në çdo komunë andaj çdo parregullsi eventuale, duhet të raportohet me shkrim në DKA dhe në MAShTI.

Jemi të përkushtuar që të krijojmë mundësi të barabarta për secilin fëmijë në Kosovë, prandaj të kujdesemi së bashku që nxënësit tanë të klasave të nënta të jenë të barabartë në këtë Test dhe përmes tij të orientohen më së miri në shkollimin e mëtutjeshëm. Të gjithë të angazhuarve në këtë proces ju dëshiroj punë të mbarë, kurse nxënësve shumë suksese!

 

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

22 libra që duhet të lexoni patjetër në jetë

1.“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për...

Këshilla për të tërhequr dhe mbajtur vëmendjen e nxënësve gjatë orës mësimore

Nga Zihnie Kaçaniku Gurmani Këshilla për të tërhequr dhe mbajtur vëmendjen e nxënësve gjatë orës...

Drejtori i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Banjë të Malishevës jep një njoftim për nxënësit dhe mësimdhënësit

Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Banjë të Malishevës ka njoftuar se mësimi fillon nesër...

Nga Asllan Bajrami: Disiplina dhe respektimi i rregullave të mirësjelljes në shkollë, përkatësisht në klasë

Një orë mësimore është e suksesshme kur nxënësit mbajn diciplinën dhe respektojnë rregullat e...