E diel, 4 Dhjetor, 2022

Ministrja Nagavci: Do të shikohen mundësitë e dërgimit të nxënësve nga Kosova në Izrael

Ministrja Arbërie Nagavci po qëndron ë Izrael ku ka takuar ministren e Arsimit në këtë shtet, Yifat Shasha-Biton me të cilën diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shkëmbimin e eksperiencave, me theks të veçantë në fushën e arsimit.

Nagavci thotë se ministren Shasha-Biton e ka njoftuar se janë të interesuar për të hapur një kapitull bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e arsimit.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Gjatë vizitës sime në Izrael, takova ministren e Arsimit në këtë shtet, Yifat Shasha-Biton me të cilën diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shkëmbimin e eksperiencave, me theks të veçantë në fushën e arsimit.

Temë kryesore e këtij takimi ishte bashkëpunimi mes universiteteve nga Kosova dhe Izraeli me ç’rast u pajtuam që të kemi veprime konkrete në lidhje me këtë.

- Advertisement -

Ministren Shasha-Biton e njoftova se jemi të interesuar për të hapur një kapitull bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Po ashtu, kërkova mbështetje nga qeveria izraelite për sigurinë në shkolla, përfshirë mbrojtjen e të dhënave të shkollave, sigurinë e fëmijëve në internet, si dhe dërgimin e ekspertëve të cilët do të ndihmojnë shkollat në Kosovë, në aspektin e rritjes së sigurisë në përdorimin e internetit.

Duke rikujtuar vizitën e nxënësve nga Izraeli në Kosovë, theksova se do të shikohen mundësitë e dërgimit të nxënësve nga Kosova në Izrael, me qëllim të përfitimit të dyanshëm në aspektin kulturor e edukativ.

Aktualisht janë 4 nxënës që studiojnë në shkollat e mesme – Givat Haviva dhe EMIS andaj, theksova se jemi të interesuar të kemi prezencë më të madhe të studentëve tanë që studiojnë në Izrael.

Ministrja e Arsimit në Izrael, Yifat Shasha-Biton u shpreh se e mirëpret hapjen e rrugës së bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit në Kosovë, me shpresën se do të ketë veprimeve konkrete në këtë drejtim.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sa e njohin nxënësit kosovarë matematikën? Tregon raporti

Inxhinieri, Ermal Sadiku, ka komentuar një raport të International Mathematical Olympiad, ku Kosova renditet...

Keqplanifikimet në tender lënë nxënësit në Pozhoran me orar të shkurtuar qe tri vjet

Për shkak të keqplanifikimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me kriteret në tender,...

Jasharaj ‘selam’ Nagavcit: Jemi në konsultim me ekspertë të fushës se drejtësisë

Sindikata e arsimit shkëputjen e kontratës kolektive e konsideron “veprim të ngutshëm, të pabazuar,...

Njohësi i arsimit Argjend Osmani: Mungesa e inspektorëve e pamundëson monitorimin e cilësisë

Njohësi i arsimit Argjend Osmani, thotë se ngritja e cilësisë në arsim kërkon monitorimin...