E shtunë, 1 Tetor, 2022

Ministrja Nagavci: Do të punësohen 100 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

- Advertisement -

Në këtë Qendër për mësim dhe këshillim ku vijojnë mësimet nxënësit me dëmtime në të dëgjuar dhe në të folur, Ministrja është takuar me menaxhmentin, mësimdhënës, edukatorë e nxënës, ndërsa ka biseduar me ta për të arriturat, por edhe për sfidat që kanë.

Ministrja Nagavci përmendi faktin se Qeveria e Kosovës e ka shpallur vitin 2022 si vit të personave me aftësi të kufizuar për të theksuar përkushtimin e Qeverisë për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

- Advertisement -

Po ashtu, Ministrja përmendi edhe faktin se tashmë është ndarë buxheti për punësimin e 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta dhe theksoi se planifikohet punësimi i nga 100 asistentëve çdo vit gjatë katër viteve.

Megjithatë, ministrja Nagavci, pasi që falënderoi stafin e kësaj qendre për punën e palodhshme, theksoi nevojën e bashkëpunimit të shtuar në mes të gjithë akterëve, duke përfshirë edhe shoqërinë civile, në mënyrë që të krijohen kushte më të mira në çdo segment të jetës, por edhe në arsim, për fëmijët me nevoja të veçanta.

Drejtori i Qendrës, Yrmet Shabani, sikur edhe kryetari i Forumit Kosovar për Aftësinë e Kufizuar, Bujar Kadriu, e falënderuan ministren Nagavci për përkushtimin që ka treguar nga çdo pozitë që ka pasur, për krijimin e mundësive për personat me nevoja të veçanta.

- Advertisement -

Në takimet me fëmijët nëpër klasa, ministrja Nagavci i ka uruar ata për Vitin e Ri, ndërsa ka pranuar dhuratë një pikturë nga nxënësi i klasës së dhjetë në këtë Qendër, Erdi Pulaj, i cili ka një talet të jashtëzakonshëm në pikturë.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...