E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Metoda natyrale për të kuruar djegien nga dielli

Në qoftë se deri pak javë më parë ankoheshit nga dimri i stërzgjatur, shirat e bezdisshëm të prillit dhe majit e temperaturat e ulëta, ky muaj paraqitet komplet ndryshe ndaj bëhuni gati për një verë të çmendur.


Rritja e menjëhershme e temperaturave ka bërë që një pjesë e mirë e njerëzve të zgjidhnin të shtunën e të dielën për të pushuar në bregdet, megjithatë me siguri nuk e kishit marrë parasysh se mund të digjeshit.

Nëse deri më dje keni besuar mamanë ose gjyshes që ju lyente shpinën, shpatullat ose këmbët me kos, pa ditur se enzimat e tij acide dëmtojnë akoma në rëndë lëkurën e skuqur, nuk keni më arsye për ta bërë.

Disa metoda natyrale për të kuruar djegiet e diellit

Aloe Vera

Gjeli i Aloe verës është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës. Mund ta aplikoni direkt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kuba akulli me gjelin e Aloe verës dhe me to të lyeni zonën e djegur.

Këshillohet që degët e Aloe verës të qëndrojnë fillimisht në frigorifer para përdorimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

​Çfarë i ndodh trupit tonë pasi ngasim biçikletë për një orë?

Çiklizmi është një nga format e preferuara të rekreacionit, por ngadalë po bëhet mjeti...

Disa nga shenjat që tregojnë se duhet t’i vendosni protezat

Dhëmbët e shtrembëruar mund të paraqesin problem gjatë gjithë jetës, nëse nuk korrigjohen. Vendosja...

Dieta sipas formës së trupit, këto janë ushqimet që duhet të hani çdo ditë

Secila formë ka nevojë për një dietë të veçantë. 1.Trupi në formë drejtkëndëshi: Edhe pse...

Veprimet që nuk duhet të bëni asesi pas djegies nga dielli

Dermatologët rekomandojnë përdorimin e aloe veras origjinale për të trajtuar lëkurën e dëmtuar nga...