E martë, 29 Nëntor, 2022

E dhimbshme: Mësuesja që i dha arsimit 33 vite të jetës nuk e di si do të paguajë kredinë

I kanë mbetur më pak se një muaj deri në pensionim. Por Hanlije Ademi në javët e fundit si mësuese është në hall se si do të paguaj kredinë e saj.

Kjo pasi qeveria nuk ia vendosi pagën për muajin shtator.

- Advertisement -

E në këto ditët e tetorit mësuesja e cila i dha më shumë se tri dekada kontribut sistemit të arsimi nuk e di se si do të ia dalë.

“Sigurisht që më dëmton shumë se kemi kredi se më këto paga nuk mundesh më dal nga muaji në muaji Na s’kemi xhipa s’kemi nuk shpija nëpër vende të ndryshime turistike, na majm familjen më qitë pagë që kemi, shokun e kam pension 100 euro çka më bo më ato edhe paga ime nuk është”, tha Ademi.

Madje mos ekzekutimin e pagave nga Qeveria, kjo mësuese e sheh si përulje për punën që ka bërë për 33 vite.

- Advertisement -

“Qeveria ka vendos të mos na kompensoi pagat ai (Albin Kurti)mundet të bëjë një gjë të tillë pasi e ka në dorë, por dinjitetin tonë asnjëherë s’mundet të na përulë sepse ne jemi krenar për punën që bëjmë për sakrificën qe kemi bo për vitet e vite, kemi punuar ne në kohën e okupatorit serb me fikë e të gjitha”, shtoi ajo.

Mësuesja e shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë thotë se për të është hera parë që për shkak të pjesëmarrjes në grevë nuk e mori pagën.

“Asnjëherë në paga nuk na u kanë hakmerr, ndoshta nuk kanë realizu kërkesat tona, por në paga asnjëher nuk kanë prekur vetëm në këtë qeveri”, u shpreh Ademi.

Por edhe pse nga Qeveria u tha se nuk do të ketë paga për punëtoret që morën pjesë në grevë, Ademi shpreson që paga do të dalë në bankë.

“Na shpresojmë që sa më shpejtë të na ekzekutohen pagat ato kamat janë ditore dhe vetëm rriten por shpresojmë që qeveria ka më marrë masa pasi edhe mësimi filloi edhe që nuk na plotësu kërkesa të paktën paga me na u ekzekutu”, përfundoi ajo.

Ademi së bashku më shumë mësimdhënës të tjerë në Kosovë për më shumë se një muaj ishin në grevë. Kërkesa kryesore e tyre drejtuar Qeverisë së Kosovës, ishte ndarja e nga 100 eurove në muaj, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat. /express/

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Me ligjin e ri të Pagave të miratuar nga Qeveria: Mësimdhënësi i fillores do të ketë pagën 672 euro, i të mesmes 696 euro

Qeveria e Kosovës  ka miratuar para pak ditësh Ligjin e Pagave, por ka pak...

Prekëse: Nxënësi nga Drenica merr rrugën e mërgimit, përshëndetet me shokët e shoqet e klasës

Qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit vazhdojnë  të marrin vendim që të largohen...

Pse thotë Shkurte Fejza se s’kemi nevojë për një Abetare të përbashkët?

Sot kur Shqipëria shënon 110 vjetorin e pavarësisë intervistë ka dhënë një ndër këngëtarët...

Ministria e Arsimit nuk tregon se kur do të nis procesi i vlerësimit të mësimdhënësve – PSE?

Me një fletushkë u pritën nxënësit e klasës së parë nga mësimdhënësja e tyre...