E martë, 31 Janar, 2023

Mësuesja Lumturie Spahija: Më e lehtë për ne vlerësimi në dy periudha

- Advertisement -

Prej shtatorit të vitit shkollor 2022/23 do të rikthehet vlerësimi i nxënësit në arsimin parauniversitar në dy periudha, siç ka qenë para vitit 2016.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit parasheh që me udhëzimin e ri administrativ vlerësimi të bëhet në gjysmëvjetorin e parë dhe gjysmëvjetori e dytë, duke e hequr vlerësimin që ishte i përcaktuar deri më tani me UA të vitit 2016, ku përfshihej vlerësimi para pushimit pranveror.

- Advertisement -

Mësimdhënësit kanë thënë se vlerësimi në tri periudha ka qenë stresues për nxënësit, si dhe ngarkesë administrative për personelin arsimor.

“Kjo padyshim do ta lehtësojë punën, pasi puna administrative na ngarkon dhe na stërngarkon ne mësimdhënësit në vazhdimësi. Secila lëndë i ka instrumentet e veta të vlerësimit dhe kjo padyshim e ka rënduar në vazhdimësi, duke notuar për secilin instrument”, ka thënë Lumturie Spahija, mësimdhënëse në shkollën fillore të mesme të ulët “Emin Duraku”, në Prishtinë.

- Advertisement -

Udhëzimi i ri administrativ për vlerësimin e nxënësve ende nuk ka hyrë në fuqi. Ky udhëzim sipas MASHTI-t pritet të finalizohet në javët në vazhdim.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vlera e koeficientit nuk u publikua siç u premtua nga Qeveria: Sot ende asnjë fjalë nga ministrja Nagavci

“Në janar do të vendoset vlera e koeficientit. Nuk mund ta përcaktojmë koeficientin me...

Prezantohet nesër: Kaq pritet të jetë vlera e koeficientit të pagave

Këtë javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë,...

Në mungesë të kuadrit, nuk ka mësim në gjimnazin e matematikës

Nxënësit e gjimnazit “Matematikë dhe Informatikë” në Shkup edhe javën e dytë të gjysmë-vjetorit...

ORCA: Senati i UP-së ka shpallur plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), përmes një njoftimi për media ka...