E mërkurë, 29 Mars, 2023

Mësuesja Alketa Ipeku: A mund ta zëvendësojnë rrjetet sociale mësuesin?

- Advertisement1-

Nxënësi duhet të ndërgjegjësohet dhe të bindet se, jo çdo informacion i ofruar në rrjetet sociale është i saktë nëse nuk është i sigurtë burimi i tij dhe nëse personi që e jep, nuk është profesionist i fushës.

Teknologjia është kthyer në një mjet të domosdoshëm dhe në mësimdhënie, por duket se në një trend janë kthyer dhe rrjetet sociale.

- Advertisement -

Tik Tok-u përveçse një rrjet social në të cilin paraqiten video të llojeve të ndryshme, duket se po përdoret nga fëmijët dhe si një metodë për të mësuar duke e menduar si lehtësi në të nxënët e tyre më shpejt e më lehtë. jo ndoshta dhe për faktin se gjithçka u serviret e gatshme në lëndë të caktuara.

Lind pyetja: A mund ta zëvendësojnë rrjetet sociale mësuesin?

Duke qenë sot në pozitat e mësuesit e duke e kthyer veten pas në kohë si nxënëse e shoh rolin e tij të pazëvendësueshëm.

- Advertisement -

Pavarësisht kërkesave e ndryshimeve në vite, në kurrikula, metoda të mësimdhënies, përdorimit të teknologjisë, ndikimin e faktorëve të ndryshëm socialë, mësuesi ka rol vendimtar në formimin e nxënësve.

Nxënësi duhet të ndërgjegjësohet dhe të bindet që jo çdo informacion i ofruar në rrjetet sociale është i saktë nëse nuk është i sigurtë burimi i tij, nëse personi që e jep nuk është profesionist i fushës.

Argumentohet se fëmijët po i mësojnë shumë shpejt gjuhët e huaja nëpërmjet rrjeteve sociale. Sigurisht, ata janë më të prirur për të përthithur shpejt informacionet, zhvillojnë të folurit, po roli i mësuesit sërish mbetet vendimtar në njohuritë gramatikore apo pasurimin e fjalorit.

- Advertisement -

Dhe ne mësuesit jemi aktivë në rrjetet sociale, dhe në tik tok, po në të shumtën e rasteve meqenëse janë kthyer në trend, na shërbejnë për të qenë më pranë nxënësve në mendimet dhe konceptimet e tyre.

Sado që sot mësimi zhvillohet me në qendër nxënësin, sërish roli i mësuesit në menaxhimin e orës së mësimit është kryesor.

Duke qenë se teknologjia është mjet që nxit të nxënët e nxënësve, e bën mësimin më interesant dhe interaktiv, duhet që infrastruktura shkollore të ofrojë më shumë mundësi në këtë drejtim.

Së fundmi në shkolla të caktuara, në kuadrin e projekteve të ndryshme po aplikohet mësimi i kombinuar mes teknologjisë dhe procesit nën drejtimin e mësuesit. Uroj që të tilla të shtrihen në shkollat e gjithë vendit duke krijuar para së gjithash infrastrukturën e duhur.

Nxënësi mund të jetë një hap para mësuesit në përdorimin e teknologjisë, por Ai mbetet çelësi që të hap dyert e dijes, nxitjes e motivimit drejt së ardhmes.

© Portali Shkollor

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Malvina Lamçe-Rista: Dikur kur të kritikonte mësuesja ktheheshe kokëulur në shtëi, sot nxënësi…

“Për çfarë duhet të jesh mësues kur nuk të lenë të punosh siç duhet?...

Shkolla fillore “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit shënon Ditën e shkollës me disa aktivitete

Shkolla fillore "Ilaz Thaçi" në Han të Elezit ka shënuar Ditën e shkollës. Për këtë...

Drejtoresha Ardita Brahimi-Idrizi: Vlerësimi i përformancës së mësimdhënësve, rol kyç në reformat e personelit arsimor

Në të kaluarën vlerësimi i performancës ka qenë më tepër i koncentruar në atë...

Mësuesja Ariana Rizvanolli: Përvoja e punës që mora nga Kosova më beri të kem sukses në Gjermani

Me ambicien dhe pasionin që e karakterizon, Ariana Gala Rizvanolli, vazhdon ta ushtrojë profesionin...