E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Mësimi online sfidë për komunitetin rom, ashkali e egjiptian gjatë kohës së pandemisë

Pandemia COVID-19 nuk ka kursyer askënd, shumë njerëz mbeten pa punë, ndërsa mësimi për një periudhë kaloi online.

Pas disa hulumtimeve, lidhur me komunitetin rom, ashkali e egjiptian në Kosovë, një përqindje e lartë e fëmijëve nuk kanë ndjekur mësimin online për shkak të mungesës së mjeteve teknologjike.

- Advertisement -

Elbert Krasniqi deputet i Kuvendit të Kosovës i cili i takon komunitetit egjiptian tha në fillim të pandemisë është e justifikueshme që Ministria e Arsimit nuk ka qenë e përgatitur të mbështesë familjet e komuniteteve dhe shtresave të tjera në Kosovë me pajisje teknologjike që të kenë mundësi të ndjekin mësimin online.

“Edhe pse fillimisht ka qenë e planifikuar qe mësimi të transmetohet përmes RTK-së, kjo prapë se prapë nuk ka qenë mjaftueshëm e adekuate në mënyrë që fëmijët të përcjellin. Për shkak se ka shumë raste kur ajo çka është shfaqur në televizion dhe ajo çka ka qenë në plan-programin e shkollave nuk ka qenë në përputhje të plotë”, tha ai

Krasniqi thotë se nuk ka pasur mbështetje nga Qeveria, për familjet e varfra dhe komunitetet në Kosovë.

- Advertisement -

Sipas tij, kur është bërë rishikimi i buxhetit pati propozuar një amendament i cili parasheh mbështetjen në tre mijë deri në pesë mijë pajisje teknologjike për familjet në nevojë.

Ai tha se Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave kanë justifikuar se MASH do të mbështesë këto familje në mënyrë të drejtpërdrejtë në rast nevoje.

Por, sipas tij, ka ndodhur e kundërta, e kjo është vërtetuar me shkollën “Selman Riza”, e cila kishte kaluar në skenarin C në mësimin online nga distanca.

“Aty marrin pjesë 400 fëmijë të komuniteteve të cilët nuk janë mbështetë me pajisje teknologjike që t’iu mundësohet pjesëmarrja në mësimin online”.

Zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Xhavit Rexhaj lidhur me këtë rast është shprehur “Pandemia ka shkaktuar probleme të konsiderueshme në zhvillimin e procesit mësimorë në të gjitha komunitetet, si për komunitetin shumicë si për pakicat. E njëjta gjë vlen edhe për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, mirëpo pasojat e pandemisë në procesin mësimorë janë ndier ma shumë tek ato komunitete të cilat nuk janë në gjendje të mirë ekonomike. Kjo për arsye se, zhvillimi i mësimit online dhe në distancë kërkon kushte teknologjike por edhe kushte më të mira në shtëpi, sepse nuk munden dy fëmijë në të njëjtën kohë me mbajt mësimin. Duhen dy dhoma ose duhen dy llaptop ose tablet. Domethënë mësimi online kërkon kushte të caktuara, përfshirë edhe internetin”.

“Këto kushte anësore t’i quajmë, komunitetet të cilat janë në kufi të varfërisë ose në gjendje jo të mirë ekonomike materiale, e kanë pasur më të vështirë që ta vijojnë mësimin. Prandaj mund të thuhet se, këtë gjë e kanë treguar edhe statistikat se ka pasur pjesëmarrje më të vogël të fëmijëve të komunitetit në mësimin online”, shprehet tutje Rexhaj.

“Nëse te tjerët kanë qenë 3,4% mungesë në mësim, tek këto komunitete mungesa ka shkuar deri në 10%. Mund të thuhet se pandemia ka ndikuar negativisht në zhvillimin e mësimit, sidomos tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.”

Rexhaj, tha se nevojat e tyre nuk janë vetëm pajisjet elektronike, sepse mësimi online kërkon edhe kushte në shtëpi. Nuk munden dy fëmijë të mësojnë me një laptop ose me një dhomë.

“Zakonisht prindërit e këtyre komuniteteve janë më pak të shkolluar dhe më pak kanë pasur mundësi t’i ndihmojnë fëmijët. Pra, tek këto komunitete, shkollimi nuk është vetëm shkollim. Po është edhe çështje edhe e aspekteve të tjera sociale dhe mund të konkludohet se e kanë pasur më të vështirë t’i plotësojnë kërkesat e zhvillimit të mësimit online.”

“Nuk e di nëse ka pasur ndonjë kërkesë prej deputetëve lidhur me këtë çështje. Pa dyshim edhe prindërit edhe pjesëtaret e këtyre komuniteteve edhe OJQ të ndryshme që merren me shkollimin e komuniteteve edhe komisione të ndryshme të parlamentit janë marrë me këtë çështje dhe janë munduar të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të mësimit. MASHT është përkujdesur që kur janë shpërndarë tableta ose komunat kur kanë shpërndarë me prioritet janë marrë pjesëtarët e këtyre komuniteteve që tu krijohen kushte pak më të mira se që i kanë tash”.

Tabletat e ministrisë nuk janë shpërndarë ende sepse ende nuk janë blerë. Në kriteret e shpërndarjes të cilat janë caktuar sapo të blihen nga ne dhe nga Banka Botërore, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë përparësi.

Në dy a tre raste që kemi shpërndarë tableta, komunitetet kanë marrë përpjesëtimisht më shumë njësi teknologjike se sa të tjerët thonë nga MASH.

“Ndihmat e para të rëndësishme janë diku 6 mijë pajisje që i blen Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Por, është bllokuar për një kohë procesi në organin shqyrtues të prokurimit më duket, për shkak se dikush ka bërë ankesë. Janë afro 2, 3 mijë pajisje që blihen mes Bankës Botërore. Këto të tjerat kanë qenë 300, 400, 500 të cilat janë shpërnda, me përparësi tek komunitetet deri tash. Duhet të jeni të bindur se në shpërndarjen e pajisjeve Komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian janë prioritet”, ka deklaruar zv.ministri Rexhaj.

Ndryshe, nxënësit e këtij komuniteti kanë nevojë për përkrahje e integrim, e jo për stigmatizim nga shoqëria në Kosovë. /Leonora Kolukaj/

Ky publikim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Debate Center dhe Telegrafi.com dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE ose K2.0, CEL apo QKSGJ.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

7-vjeçari bën krenar Kosovën, fiton në garat ndërkombëtare të matematikës

Molos Gashi, 7-vjeçar, ka korrur një sukses të madh në fushën e matematikës. Ai ka...

Pse aktivitetet edukative janë të rëndësishme për parashkollorët?

Aktivitetet praktike i lejojnë fëmijët të angazhojnë plotësisht shqisat e tyre gjatë procesit të...

“Nuk e shoh të ardhmen këtu”, studenti i infermierisë thotë se do të ik në Gjermani

Ishte i qartë kur zgjodhi të studionte për infermieri. Denis Syla profesionin nuk do ta...

Mësimdhënëset e Gjilanit detyrohen nga Drejtoria e Arsimit që të shkojnë në takimin me ministren

Dje ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”,...