E hënë, 26 Shtator, 2022

Mësimi i një instrumenti muzikor në moshë të vogël ndikon në sjelljen dhe zhvillimin e personalitetit të fëmijës

- Advertisement -

Investimi tek fëmijët në edukim për muzikë, është një investim kapital dhe një mundësi e mirë që ata fëmijë të mësojnë jo vetëm muzikë por edhe të shprehin veten.

Shumë familje përjetojnë kënaqësi dhe ndihen krenarë kur fëmija i tyre luan bukur në instrument për festa familjare ose në ambiente shoqërore. Duke parë ndikimin e muzikës në jetën e njeriut, përpiqemi që fëmijët t’i edukojmë që herët me dashurinë për artin dhe llojet e tij.

- Advertisement -

Muzika si më e dëgjuara dhe më e ndjekura nga llojet e artit, ka aftësinë relaksuese me harmonizimin e marrëdhënieve të tingujve dhe  kombinimeve  ritmike. Si artet e tjera, edhe muzika i shpreh proceset e jetës shoqërore sidomos  çastet psikologjike, dhe ndryshon sipas tyre.

Mësimi i një instrumenti muzikor që në moshë të vogël ndikon drejtpërdrejt në sjelljen e një fëmije dhe në zhvillimin e personalitetit të tij. Nuk ka moshë të percaktuar për të filluar mësimin e një instrumenti, varion nga lloji i fëmijës, por themi se që në moshën 5-vjeçare, një fëmijë mund të fillojë mësimin e një instrumenti.

Zgjedhja e instrumentit është zgjedhje e fëmijës. Prindi ose mësuesi i muzikës i ndihmojnë me pyetje:

- Advertisement -

A të tërheq kitara?

A të pëlqen tingulli i një oboje?

Si të duket tingulli i pianos?

- Advertisement -

Cili instrument të pëlqen më shumë?

Instrumentet më të preferuara deri tani për fëmijët janë kitara, violina dhe pianoja.

Duhet gjetur një instrument i cili natyrshëm u intereson atyre. Që nga fëmijëria e hershme është mirë që në shtëpi fëmijët të kenë një instrument muzikor sa për t’u ngjallur interesin. Instrumentet me tela violinë, violë, violincel, zakonisht mund të gjenden si prodhime me madhësi të vogla, për shembull 1/8 më e vogël se madhësia normale, pikërisht për fëmijë të vegjël.

Instrumentet frymore nuk rekomandohen për të luajtur  fëmijët e vegjël, për shkak të shtypjes që bëhet në dhëmbë, për shkak të madhësisë së instrumentit, fuqisë qe nevojitet  për të prodhuar tingullin.

Mosha e preferuar mendohet 8+ (flauti, klarineti); 10+ (saksofoni, tromboni).

Janë një sërë përfitimesh të cilat na çojnë në dëshirën për t’i mësuar muzikë fëmijëve.

1.Rrit aftësitë e kujtesës

Mësimi i një instrumenti mëson një fëmijë se si të ruajë dhe rifitojë kujtesën e notave dhe partiturave me saktësi dhe është si një stërvitje e përgjithshme për trurin.

2.Mëson këmbënguljen

Arti kërkon shumë kohë, durim dhe praktikë. Të luash një instrument do të thotë të kesh këmbëngulje gjatë orëve të ushtrimit të instrumentit dhe kjo kërkon punë çdo ditë.

3.Përmirëson aftësitë matematikore

Luajtja e një instrumenti ka shumë lidhje me matematikën. Muzika dhe matematika janë shumë të ndërthurura. Duke kuptuar ritmin dhe shkallët, fëmijët mësojnë si të përpjesëtojnë, të ndajnë numrat dhe të njohin figurat. Muzika qëndron paralel me matematikën, duke i lejuar fëmijët të mendojnë në mënyrë kritike dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve pasi do të duhet të numërojnë, të kuptojnë rrahjet, të dëgjojnë shkallët dhe të luajnë me ritmin dhe të gjitha këto maten me numra.

4.Përmirëson aftësitë e leximit dhe të kuptuarit

Mësimi i notave dhe luajtja në instrument muzikor kërkon lexim njësoj si të lexojmë dhe kuptojmë një tregim apo histori që lexojmë. Mësimi dhe leximi i literaturës muzikore i ndihmon edhe në leximin dhe të kuptuarit e literaturës së shkollës. Ata që luajnë instrumente përmirësojnë koordinimin e veprimeve, pasi duhen bërë disa veprime njëkohësisht, koordinimin e syve, dorës dhe trurit.

5.Krijon përgjegjësinë

Mësimi i një instrumenti kërkon kujdes dhe mirëmbajtje, që nga lyerja me vaj,  akordimi, pastrimi,vendosja në vendin e duhur. Kjo krijon një nivel përgjegjësie për ta e cila do të sjellë dhe rritjen e kujdesit për veten e tyre.

6.Njohja e fëmijës me kulturë dhe histori

Teoria e muzikës ka një histori të thellë dhe mund të mësohet si pjesë e mësimit të instrumentit muzikor. Duke kujtuar këtu pjeset e Bahut, Moxart …..Shopin,…..janë një mundësi për t’u njohur me historinë e vjetër të muzikës.

7.Fëmijët njihen me kulturat e reja

Muzika është një gërshetim i kulturave të vjetra muzikore dhe kulturave të reja. Mësimi i zhanreve të reja xhazit, bluzit, barokut, madje edhe kulturave  zydeco, bën që fëmijët mund të zhvillojnë një vlerësim dhe interes më të madh muzikën.

9.Ushqen kreativitetin

Fëmijët muzikante janë në gjendje të gjejnë veten në mënyrë krijuese. Pasi arrijnë të marrin njohuritë themelore ata përpiqen të krijojnë melodi me notat e mësuara dhe kanë një mundësi për krijimtari dhe marrjen e zgjedhjeve të tyre, diçka që nxit vetë-shprehjen. Luajtja e një instrumenti duket krijuese dhe shpesh bashkohet me promovimin e anës artistike të një fëmije.

10.Përmirëson aftësitë dëgjimore

Luajtja ne  instrument kërkon që fëmijët të ndjekin me kujdes një sërë gjërash që nga udhëzimet nga mësuesi, ritmin, dinamikën dhe shpejtësinë. Ky përqendrim do të përmirësojë aftësitë e tyre në muzikë dhe në jetë.

10.Përmirëson aftësitë sociale

Ndërveprimi me fëmijët e tjerë do t’u japë atyre një mundësi për të bërë miq rreth vetes dhe  është gjithashtu një mënyrë që fëmijët të bashkohen. Kjo është një mundësi që të krijojë një grup me miqtë e tij ose të bashkohet me grupin e shkollës, si dhe të respektojnë moshatarët e tyre ndërsa dëgjojnë të tjerët duke luajtur në instrument.

11.Krijon përgjegjësi për t’u kujdesur

Shumica e instrumenteve marrin mirëmbajtje për t’i mbajtur ata të duken dhe tingëllojnë si të rinj, duke u dhënë fëmijëve diçka për të cilën duhet të mbajnë përgjegjësi. Fëmijët gjithashtu mësojnë të ndjekin një orar praktikë, qoftë në shtëpi apo duke ndjekur mësime.

E vërteta absolute rreth muzikës është se, çfarëdo zhanri të jetë, çfarëdo instrumenti, ka vetëm një gjuhë – e bukur, hyjnore, e ëmbël, të cilën kemi dëshirë të gjithë ta dëgjojmë.

/Revista Psikologjia

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...