E shtunë, 23 Janar, 2021

Mësimdhënësit po kanë vështirësi t’i vlerësojnë nxënësit gjatë pandemisë

- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -

Selvete Mujaj, mësimdhënëse e shkollës “Faik Konica”, në Prishtinë, po e mban orën mësimore në një formë jo të zakonshme.


Në të njëjtën kohë po bashkëbisedon me nxënësit në klasë dhe me 4 të tjerë që për arsye të cilat lidhen me pandeminë mësimin po e vazhdojnë nga shtëpia. Me këta të fundit, ajo është kyçur përmes platformës Zoom.

Kjo formë e mësimit, sipas mësimdhënëses, nuk është aspak e lehtë. Por, po kaq të vështirë po e cilëson edhe mënyrën e vlerësimit të nxënësve, raporton KOHA.

“Fëmijët, të cilët e kanë imunitetin e dobët nuk kanë ardhur dhe ne me ata fëmijë po lidhemi në Zoom kështu që vlerësimi sidomos për ata është shumë më sfidues sesa për këta këtu. Ndonjëherë kur kemi problem të madh me teknologjinë ose internet, më shqetëson shumë, sepse fëmija atje është t’u pritë mu lidhë me ju bashku klasës edhe mësueses”, ka thënë ajo.

Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzues për vlerësimin e nxënësve këtë vit shkollor, ku përmenden mënyra se si do të realizohet ky proces.

Aty kërkohet që mësimdhënësit t’i kushtojnë kujdes të veçantë vlerësimit të punës së nxënësve nga kategoritë e cenueshme, përfshirë fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët e komuniteteve dhe ata që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe që s’kanë qasje në teknologji.

Sipas Rinor Qehajës nga Instituti “EdGuard”, mësimdhënia gjatë kësaj periudhe ka qenë jo e lehtë, e pashmangshëm edhe vlerësimi i nxënësve.

“Neve nuk kemi një vlerësim të besueshëm të nxënësve edhe në kushte normale e lëre më në kushte të pandemisë, dhe besoj që kjo do të cungohet tutje. Ajo çka shpresoj shumë është që mësimdhënësit të përkrahen me kapacitete në mënyrë që vlerësimi të jetë sa më i drejtë edhe në situatë si kjo”, thotë ai.

KOHA ka tentuar të marrë edhe një qëndrim nga Ministria e Arsimit, por zyrtarë të këtij institucioni nuk kanë kthyer përgjigje.
- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mirënjohje: Mësuesi Maliq Torra merr me vete drutë për të ngrohur nxënësit

Një foto sa një mijë fjalë. Ky është imazhi i shpërndarë nëpër rrjet gjatë ditës...

Shkollarët e fshatrave të Prishtinës iu gëzohen fillimit të mësimit, marrin dhurata

Nxënësit e klasave të para të shkollave fillore të zonave rurale të komunës së...

Të hënën fillon gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit deklarojnë se janë bërë...

10 librat më të mirë të të gjitha kohërave, sipas revistës ‘Time’

1. “Ana Karenina”, e shkruar gjatë viteve 1873-1877 prej shkrimtarit të madh rus Leon...