E diel, 27 Nëntor, 2022

Mësimdhënësit e Prishtinës, Prizrenit, Podujevës, Mitrovicës e Ferizajt do të vlerësohen të parët

Drejtori i organizatës Teach For Kosova, Egzon Gashi, gjatë dy muajve të fundit, ka thënë se kanë vizituar komunat si ajo e Podujevës, Ferizajt, Mitrovicës, Prizrenit & Prishtinës me qëllim të paraqitjes së një sistemi të ri të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve.

Ai thotë se në Kosovë, tema e “vlerësimit të performancës” shpesh keqkuptohet si një provim ose si një mekanizëm për të identifikuar mësimdhënësit me performancë të ulët.

- Advertisement -

Gjatë vitit të ardhshëm, Teach For Kosova do të pilotojë këtë proces të vlerësimit të performancës me 500 mësimdhënës në komunat e lartpërmendura.

Përtej kësaj, Gashi thotë se shpresa është që të zgjerohet ky projekt në më shumë komuna në të gjithë Kosovën dhe të punojë me Ministrinë e Arsimit për ta bërë këtë proces të zbatueshëm në të gjithë Kosovën.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Gjatë dy muajve të fundit, Teach For Kosova vizitoi komunat si ajo e Podujevës, Ferizajt, Mitrovicës, Prizrenit & Prishtinës me qëllim të paraqitjes së një sistemi të ri të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve.

Të pranishëm në këto takime ishin Drejtorët e Arsimit të secilës komunë, por më e rëndësishmja – kishte mësimdhënës, drejtorë të shkollave, koordinatorë të cilësisë, inspektorë të arsimit dhe nxënës.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte që të paraqisnim një sistem të ri të vlerësimit dhe të merrnim sa më shumë informacione dhe reagime ose feedback nga aktorët më të rëndësishëm në vlerësimin e performancës.

Në Kosovë, tema e “vlerësimit të performancës” shpesh keqkuptohet si një provim ose si një mekanizëm për të identifikuar mësimdhënësit me performancë të ulët. Qasja jonë është e kundërta – ne duam të krijojmë një sistem të vlerësimit të performancës i cili karakterizohet nga mbështetja dhe zhvillimi në profesion.

Në këto fokus grupe, unë isha i lumtur që pashë entuziazmin e mësimdhënësve, por edhe më shumë besimin e tyre në këtë proces. Shumë mësimdhënës shprehën dëshirën për të qenë ndër të parët që vlerësohen me këtë sistem të ri.

Gjatë vitit të ardhshëm, Teach For Kosova do të pilotojë këtë proces të vlerësimit të performancës me 500 mësimdhënës në komunat e lartpërmendura. Përtej kësaj, shpresa është që të zgjerohet ky projekt në më shumë komuna në të gjithë Kosovën dhe të punojë me Ministrinë e Arsimit për ta bërë këtë proces të zbatueshëm në të gjithë Kosovën.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

7-vjeçari bën krenar Kosovën, fiton në garat ndërkombëtare të matematikës

Molos Gashi, 7-vjeçar, ka korrur një sukses të madh në fushën e matematikës. Ai ka...

Pse aktivitetet edukative janë të rëndësishme për parashkollorët?

Aktivitetet praktike i lejojnë fëmijët të angazhojnë plotësisht shqisat e tyre gjatë procesit të...

“Nuk e shoh të ardhmen këtu”, studenti i infermierisë thotë se do të ik në Gjermani

Ishte i qartë kur zgjodhi të studionte për infermieri. Denis Syla profesionin nuk do ta...

Mësimdhënëset e Gjilanit detyrohen nga Drejtoria e Arsimit që të shkojnë në takimin me ministren

Dje ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”,...