E diel, 29 Janar, 2023

Flet mësimdhënësi Alush Leci nga Kamenica: Si po më bëhet padrejtësi pas 37 viteve në arsim – mbeta vetëm me 10 orë pak para pensionimit

- Advertisement -

Mësimdhënësi Alush Leci, i shkollës “Ismail Qemali”, në Kamenicë, thotë se pak para pensionimit po i bëhet një padrejtësi e madhe.

Ai thotë se pas 37 viteve në arsim, në mars të këtij viti ka mbetur vetëm me 10 orë dhe kjo ka ndodhur pas një vendimi që ka marrë Drejtoria e Arsimit në këtë komunë.

- Advertisement -

Mësimdhënësi Leci thotë se për këtë padrejtësi i ka shkruar kryetarit të kësaj komune, Rrahim Kadrijaj, ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Kamenicë, Afrim Dervishi, dhe pret që çështja e tij të zgjidhet sa më parë, në të kundërtën do t’ drejtohet organeve të drejtësisë për të kërkuar të drejtën e tij.

Mësimdhënësi Leci thotë për Albanian Kids Education se ka pasur çdo herë normën e plotë në gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë deri më datë 9 mars të këtij viti kur në xhirollogari i janë derdhur vetëm 270 euro dhe është njoftuar nga drejtori i shkollës që i ka vetëm 10 orë mësimore, dhe më pas është njoftur nga sekretari i shkollës se i është ndryshuar kontrata.

Më poshtë gjeni rrëfimin e mësimdhënësit Leci dhënë për Albanian Kids Education për siç thotë padrejtësinë që po i bëhet:

- Advertisement -

Që nga marsi jam ballafaquar me një padrejtësi ligjore dhe njerëzore të cilën mund ta lexoni më poshtë, shpresoj të jetë rasti i vetëm në Kosovë dhe më gjërë, kjo më ndodhë 1 vit e 6 muaj para pensionimt tim.Nëse rastësisht ka edhe një rast identik mundësisht më tregoni ku dhe në cilën Komunë.

Kësaj here jam i shtyrë ta përdori nga veprimet dhe një vendim i DKA-së të Kamenicës me të cilin degradohet dinjiteti im moral dhe material.

DKA-ja për mes një vendimi degradon disa mësimdhënës e në mesin e tyre edhe mua duke përbuzur dhe mospërfillur punën time disa vjeçare në procesin edukativo-arsimore…

- Advertisement -

Unë, Alush Leci prof.i gjuhës frënge i diplomuar në vitin 1984 në UP.dhe me shumë trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Karrierën e mësimdhënësit e kam filluar në shtatorin e vitit 1984 në QAMO-së⁹ “8 NËNTORI” në Podujevë,edhe pse në regjionin e Anamoravës ka pasur nevojë për shumë mësimdhënës edhe në shkolla fillore dhe të mesme sepse ishte në trend të mësuarit e gj.frënge.

Atëherë për mua nuk ka pasur vend për shkak të pjesëmarrjes sime aktive në demostratat e vitit 1981 dhe diferencimit tim ideo-poltik nga pushteti dhe argatët e tij
anti-shqiptarë.

Kjo ka qenë arsyeja që jam ikur(mshehur) në Podujevë.

Pas Podujevës kam punuar në Gjilan në shkollën fillore “Selami Hallaqi ” dhe në Gjimnazin “Zenel Hajdini “.

Prej muajit mars 1994 me kërkesën e gjimnazit “ISMAIL QEMALI” e kam braktisur Gjilanin dhe jam kthyer në në Kamenicë,sepse kishin vetëm një profesor të gjuhës frënge dhe nuk mund ti mbulonte të gjitha orët,jam kthyer në Kamenicë për ta ndihmuar mbarëvajtjen e procesit edukativo- mësimor në rrethana të njohura të asaj kohe për ata që e kanë ditur,përjetuar dhe donë ta dinë edhe sot kontributin në rrethana të tmerrshme për shqiptarët dhe shkollën shqipe…

Familja ime gjatë viteve të 90-ta ka pasur 3 mësimdhënës aktivë, politika mësimdhënësit e atyre viteve i ka quajtur heronjë të kohës,varësisht prej interesave partiake:unë,gruaja ime(prof.e gjuhës shqipe) dhe vëllai im(mësues) të cilët jemi përpjekur ta japim kontributin tonë në edukimin e nxënësve shqiptarë dhe aktivitete tjera kombëtare,as që kemi menduar ta braktisim Kosovën për asnjë çmim dhe interes përsonal,kemi mundur ta braktisim,kemi qëndruar stoikisht në Kosovë duke pasur shumë sakrifica. Por na mbante shpresa dhe ideali duke shpresuar dhe menduar se një ditë populli dhe pushteteti do t’ju jetë mirënjohës gjithë atyre që kontribuan kur e deshi koha dhe kombi…

Gjatë gjithë jetës time gjithherë dhe gjithmonë interesin e përgjithshëm dhe nxënësin e kam pasur në plan të parë dhe të parë.

Gjatë kësaj periudhe në shkollën ku kam punuar nuk më kanë munguar edhe rezultatet në mësimdhënje.

Asnjëherë nuk më ka munguar bashkëpunimi kolegial dhe profesional si dhe aktivitetet jashtë mësimore.Gjatë punës sime asnjëherë emri im nuk është lakuar në kontestin negativ,këtë e dëshmojnë të gjithë nxënësit e mi,prindërit,kolegët,le ta thonë fjalën dhe mendimin e tyre edhe të gjithë drejtorët e mi të Gjimnazit “Ismail Qemali”në Kamenicë.

Me pak rrjeshta bëra përpjekje ta përmbledhë të kaluarën time në sferën e mundishme në fushēn e edukimit,i vetëdijshëm se nuk kam arritur t’i përshkruaj të gjitha sfidat dhe vështirësitē e kohës të një periudhe 37 vjeçare aktive si pjesë e procesit arsimorë gjatë së cilës ka kaluar populli ynë…

Dhe ja gjindem në shtatorin e vitit shkollor 2021/22 ku unë ballafaqohem me një sfidë tjetër në të cilēn unë jam vetëm një figurë ku luhet me fatin dhe dinjitetin tim të mësimdhënësit me përvojën më të gjatë në gjimnazin “Ismail Qemali” aty ku gjithmonë e kam pasur normën e plotë dhe shumëherë edhe mbi normë dhe asnjëherë i paguar për mbi normën.

Drejtori i shkollës më njofton se ti prof. Alush Leci këtë vit shkollor ke vetëm 10 orë të rregullta mësimore. Kurse normën tënde do ta plotësojmë me aktivitete tjera në harmoni me përgatitjen tënde brenda shkollës dhe nuk do të lejojmë assesi të dëmtohesh në pagë gati në përfundim të karierës tënde.

Megjithë,mospajtueshmërinë dhe mos vullnetin tim me vendimin, me arsyetimet se jam i aftë fizikisht dhe profesionalisht ta kryejë obligimin e mësimdhënësit. I tërë ndryshimi bëhej për të plotësuar apetite dhe interesa të të tjerëve dhe në dëmin tim.

Por vendimi kishte marrë formën e prerë në kundërshtim me vullnetin tim.
Kështu kalonin ditët,javët,muajt duke pritur një angazhim plotësues cili do qoftë brenda shkollës qoftë edhe t’i ndihmoja punëtorët ndihmës në pastrimin e shkollës ashtu që të kem normën e plotë…

Dhe pas disa muajve,një pasdite më 09.03 më një telefonat sekretari i shkollës më fton në zyrën e tij.

Më tregon se DKA-ja aktuale ka marrur vendim për ta ndryshuar kontratën tënde,pa asnjë paralajmërim paraprak që janë të obliguar ta bëjnë bazuar edhe në Ligjin e Punës dhe
Kontratën kolektive.

Në mënyrë të njëanshme duke bërë edhe diskriminime selektive në raport me disa të tjerë,duke shkelur të drejtën time të kemë kontratë me normë të plotë siq e kam pasur gjithnjë deri më 09.03.2022.

Unë jam me përvojën më të gjatë në shkollë.DKA-ja aktuale nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta plotësuar normën time ashtu siq ka bërë me disa punëtorë me përvoj më të vogël krahasuar me mua?!

Edhe pse ka qenë e obliguar me ligj,kontratë kolektive,rregulloren e shkollës si dhe me parimet morale dhe njerëzore ,bazuar në përvojën dhe kontributin tim 37 vjeçar në procesin edukativo-arsimorë!!

Dhe si përfundim paga e muajit mars nē konton time me vendimin e DKA-s derdhen vetëm 270 euro dhe me këtë pagë duhet të mbetem ose më largojnë fare deri në pensionimin tim dhe atëherë “të gëzoj” pension prej 100 eurove !!!

E çuditshme apo jo?!

Është hera e dytë gjatë karierës sime që dëmtohem në të ardhura përsonale,herën e parë atëherë kur Serbia mori vendim ti lerë pa paga të gjithë mësimdhënësit shqiptarë të Kosovës…si dhe kësaj here me një vendim të DKA-së.

Herën e parë isha dhe mbeta gjithmonë krenarë me punën që bëmë për ta kundërshtuar okupatorin serb.

Ndërsa,kësaj here ndihem i zhgënjyer me vendimin e Komunës sime dhe mendoj se është një vendim i pamerituar

Për mendimin tim është një përbuzje dhe degradim i tërsishëm i punës dhe kontributit tim gjatë një perudhe të vështirë për mua dhe për vendin tim.

Në shtetet dhe shoqërit normale punëtoret me përvoj dhe kontribut të gjatë mendojnë si tua bëjnë më të lehtë përfundimin e karierës në Kosovën tonë e kundërta!!!

Kërkoj nga të përmendurit që të reflektojnë duke përdorur autoritetin e tyre dhe gjërat të vendosen ashtu siq i parasheh ligji dhe etika njerëzore.

Përndryshe më duhet të filloj të trokas nëpër dyer të mundimshme të institucione të drejtësisë,në të cilat shpresoj dhe kam besim të plotë se do të jenë në anën e ligjit dhe drejtësisë… (Albanian Kids Education)

 

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Jasharaj për (mos) publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria të mos bëjë veprime që acarojnë situatën

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...

Vdes profesori universitar kosovar, në një aksident komunikacioni në Bullgari

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Bullgari. Si pasojë e këtij aksidenti ka...

Rrahman Jasharaj: Misteri i pagave, e papranueshme koeficienti nën 120 euro

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për Paga – koeficienti mbahet sekret

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...