E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Merret vendimi: Edhe profesorët duhet ta deklarojnë pasurinë

- Advertisement -

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u miratua kërkesa e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, që profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë.


Kërkesa e Sallahut u miratua me shumicë votash nga kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat të pranishëm në mbledhje.

- Advertisement -

“Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët dhe profesorët në institucionet publike”, ka thënë Sallahu.

Projektligji me ndryshime për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave tani e pret miratimin edhe në Kuvend.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

SBAShK-u lëshon pe: Ta pezullojmë grevën deri në janar, mësimi të fillojë më 3 tetor

Janë bërë 1 muaj e tri ditë, që kur ka filluar greva nga Bashkimi...

SHBASHK-u fillon të marr mendimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit është duke shqyrtuar mundësinë e pezullimit të grevës, ka...

Me një abetare të madhe, aksion para Ministrisë së Arsimit

Aleanca e të Rinjve të Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së...

Edhe një mërgimtar tjetër i gatshëm t’ua jap nga 100 euro mësuesve

Mërgimtarët po vazhdojnë të tregojnë gatishmëri për t’i ndihmuar mësuesit kosovar. Edhe Fitim Krasniqi, nga...