E enjte, 9 Shkurt, 2023

Me ligjin e ri të Pagave të miratuar nga Qeveria: Mësimdhënësi i fillores do të ketë pagën 672 euro, i të mesmes 696 euro

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës  ka miratuar para pak ditësh Ligjin e Pagave, por ka pak mundësi të ec tutje, duke pasur parasysh se Sindikata të caktuara kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Për mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është miratuar vendimi që të vlerësohen me koeficient prej 5.8, kurse për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe ato të nivelit të ulët me koeficient 5.6.

- Advertisement -

Nëse vlera e një koeficienti 120 euro i bie që një mësimdhënës i shkollës së mesme të marrë pagë 696 euro, kurse një mësues/e i shkollës fillore i bie të marrë pagë 672 euro, shkruan Albanian Kids Education.

Me koeficient 5.2 janë vlerësuar mësimdhënësit në institucionet parashkollore që i bie të marrin pagë mujore 624 euro.

Pas miratimit në Qeverinë e Kosovës, ky Projektligj i Pagave pritet që së shpejti të dërgohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Megjithatë miratimi i Ligjit apo jo varet krejt në kundërshtimet e Sindikatave dhe dërgimi në Kushtetuese që mund ta stopojë prapë, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. /Albanian Kids Education/.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Alketa Ipeku: Edhe unë shoh në Tik Tok, por nuk ka gjithmonë informacione të sakta

Nxënësi duhet të ndërgjegjësohet dhe të bindet se, jo çdo informacion i ofruar në...

Letra e mësueses së moshuar që është përshendetur nga e gjithë bota

Një mësues në pension i shkroi letër gazetës lokale për t’i dhënë fund mendimit...

Sfidat e një mësimdhënësi

Shpend Rrukiqi, mësues i lëndës së matematikës, përcjell të gjitha karakteristikat dhe veçoritë që...

Nxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë

Policia e Floridës kishte arrestuar në vitin 2017 Robert Paul Alexandar Edwards 33-vjeç, kur...