E premte, 2 Dhjetor, 2022

HULUMTIMI: Me 180 euro mund të blesh një temë diplome në ekonomik

Pasi Kiksi arriti të bëhet me një diplomë në Infermieri, iu rrek punës për ta përmbyllur synimin e parë, blerjen e një diplome në ekonomi.

Teksa gjurmonte në rrjetet sociale, hasi në një tjetër shpallje, e cila, përveç që bënte lajmërimin për punimin e temave të diplomës, e kishte theksuar edhe faktin se kanë mbetur vetëm edhe pak tema të lira për punime të diplomës.

- Advertisement -

Dhe nga këtu nis pazari me sekserin e dytë të diplomave. Biseda zhvillohet në mënyrë zyrtare në emailin, të cilin Kiks Kosova e mori nga rrjeti social facebook.

Kiks: Mirëdita, a kishit mujt me ma bo edhe mu një temë diplome se e pashë në facebook që nuk kishe edhe shume vende të lira?

Blend Berisha: Përshëndetje! Cila është tema juaj dhe kush është mentori?

- Advertisement -

Kiks: Jam në Fakultetin Ekonomik, tema është “Treguesit e profitabilitetit të bankave” dhe mentori është … Sa kushton me bo temën dhe për sa kohë e përfundoni?

Blend Berisha: 180 euro dhe tema kryhet për 3 deri 4 javë.

Siç u kuptua, njeriu që hartonte këto tema të diplomës quhej Blend Berisha dhe ky nuk është emër fiktiv, pasi i njëjti kishte edhe xhirollogari bankare me të njëjtin emër. Andaj, për temën që zotohet se do ta përfundojë, na referon që pagesën ta bëjmë me dy këste përmes xhirollogarisë bankare.

Kiks: Qysh ia bojmë për punë të pagesën ku me ia dërgu paratë?

Blend Berisha; Pagesa kryhet përmes bankës e nderuar, 80 euro kryhen në fillim dhe pjesa tjetër kur të jetë tema e përfunduar.

Kiks: A ma dërgon numrin e xhirollogarisë edhe një numër që me kontaktu në viber.

BB: Numri i xhirollogarise xxxxxxxxxxx i dërgon në emrin e Blend Berisha. Për çka komunikojmë këtu.

Më qëllim që të identifikohet shkruesi i diplomës, Kiks insiston që të takohemi fizikisht me të, me justifikimin që s’po mundemi ta bëjmë pagesën përmes bankës, por Blendi nuk pranon, duket se është specializuar në këtë çështje.

BB: A e keni kry pagesën?

Kiks: Kesh dje në bankë po nuk kom llogari të hapune aty e s’po mujsha me e kry, qysh me ia bo për pagesë se po du me nxon afatin?

BB: Mundesh me kry pagesën edhe përmes bankës në të cilën je.

Kiks: A nuk mundemi me u taku dikun, ti i merr paratë, unë temën edhe përfundon.

BB: Jo e nderuar, nuk na lejohen takimet.

Dhe ashtu siç u dakorduam, kësti i parë në vlerë prej 80 eurosh u pagua. Por nga këtu nis edhe dyshimi, se Blendi mund të mos jetë fare shkrues diplomash, por një mashtrues që shfrytëzon studentët për përfitime vetanake.

Kiks i shkruan Blendit për t’i treguar se e kemi kryer pagesën.

Kiks: I nderur, sot e bona pagesën, a me fillon punimi tash?

Kiks: I nderum, po pres përgjigjje, paret t’i kom dërgu në llogari a m’ka fillu punimi?

Pas dy emailave pa përgjigje, më 3 shtator, na vjen një konfirmim se tashmë do të fillojë hartimin e temës sonë të diplomës me titull “Treguesit e profitabilitetit të bankave”.

BB: Përshëndejte, të hënën fillon punimi. A keni ndonjë libër apo literaturë që ua kanë dërgu për temë?

Kiks: Jo valla nuk kom kurgjo, a kishe mujt me ma kry më shpejt se po m’duhet për punë?

Pas kësaj edhe 10 ditë të tjera, Blend Berisha nuk bëhet i gjallë, pavarësisht faktit që ne i shkruanim vazhdimisht.

Por me të marrë të hollat, ashtu siç pritej, Blendi humb pa gjurmë. 180 euro shkuan për 12 faqe të temës së papërfunduar.

Megjithatë, Kiksi insiston në të drejtën e tij, do diplomën e paguar, andaj i shkruan edhe katër herë të tjera Blend Berishës, por pa rezultat.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lum Rrahmani, 8 vjeçari nga Kosova kampion për herën e tretë në matematikë në Dubai

Vazhdojnë sukseset e nxënësve kosovarë në botë. Lum Rrahmani, 8 vjeçari nga Kosova është shpallur...

Me Ligjin e ri të Pagave: Drejtori i shkollës fillore do ta ketë rrogën 744 euro, i të mesmes 756 euro

Sipas ligjit të ri për pagat në sektorin publik, të propozuar nga Qeveria e...

Ligji i pagave për mësimdhënësit, vjen reagimi i parë nga SBASHK-u: Shqetësuese

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se me ligjin e ri të pagave, që...

Gjest human nga profesori nga Drenasi: Ndan tre bursa për nxënës në vlerë 20 euro për një vit nga paga e tij

Një gjest i mirë është marrë sot nga profesori i shkollës "Fehmi Lladrovci" në...