E enjte, 9 Shkurt, 2023

Mbi 13 mijë fëmijë në shtator në klasë të parë

- Advertisement -

Intresim për rregjstrimin e fëmijëve në klasë të parë për vitin shkollor 2022/2023 deri tani kanë shprehur mbi 13 mijë prindër, shifër kjo e cila mund të ndryshoj gjatë ditëve në vijim pasi që afati për rregjistrim në klasën e parë është ende i hapur.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka treguar se deri tani në shkollat e Kosovës për të filluar klasën e parë janë rregjistruar 13 mijë e 184 fëmijë.

- Advertisement -

Në të dhënat e siguruara shihet se deri tani Ferizaj ka pranuar më shumë rregjstrime të fëmijëve në klasë të parë me 1803 fëmijë të paraparë të ndarë në 82 paralele.

Instituti EdGuard, që merret me çështjet e arsimit në Kosovë, ka bërë një analizë lidhur me strukturimin e sistemit arsimor.

Sipas kësaj analize të bërë vitin e kaluar, rreth 17 për qind e institucioneve arsimore në Kosovë kanë më pak se 50 nxënës.

- Advertisement -

Vitet e fundit shqetësusese në Kosovë ka qenë çeshtja e uljes së numrit të nxënësve në shkolla. Shkollat e Kosovës kanë mbetur me mbi 9,000 nxënës më pak në vitin e fundit shkollor.

Në Kosovë llogaritet të jenë rreth 1 mijë institucione arsimore publike.
Për protalin rtv21.tv Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka thënë se 872 janë shkolla fillore kurse 120 shkolla të mesme. Numri total i shkollave në Kosovë është 992.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...