E shtunë, 1 Tetor, 2022

Mbështetje e fuqishme për SBAShK-un nga 1.7 milionë mësimdhënës të Amerikës

- Advertisement -

Sindikata e mësuesve të Amerikës (AFT) ka bashkëpunim të shkëlqyer me SBASHK-un për vite me radhë.

Kjo sindikatë numëron 1.7 milionë anëtarë dhe duke përcjellë situatën aktuale dhe përpjekjet e angazhimet e vazhdueshme të SBASHK-ut për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë ka shprehur mbështetje dhe solidaritet për gjithë këto përpjekje të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.

- Advertisement -

“Në emër të 1.7 milionë anëtarëve të AFT-së, ne mbështesim mësuesit e Kosovës dhe përpjekjet e sindikatës suaj për paga, respekt dhe njohje. Jemi të nderuar që bashkëpunojmë me SBASHK-un dhe me krenari e vlerësojmë shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj anëtarësisë suaj. Në këto kohë të jashtëzakonshme, ndërsa qeveritë në të dyja vendet tona vazhdojnë të shtyjnë ngarkesa më të mëdha të punës arsimore, por ofrojnë më pak burime, ne refuzojmë të lejojmë që mësuesit të fajësohen për një krizë ekonomike që ata nuk krijuan. Mësuesit – dhe motrat e vëllezërit e tyre të sektorit publik janë shpirti i komuniteteve të tyre, dhe ata meritojnë të drejtën për paga të drejta, vlerësim më të madh dhe mirënjohjen tonë. Ne e dimë se në ditët në vazhdim, anëtarët e SBASHK-ut do të mbrojnë të drejtat e tyre, dhe ne qëndrojmë me ju në solidaritet të plotë”, është shprehur në letrën mbështetëse në emër të gjithë anëtarësisë së kësaj sindikate kryetarja e AFT-së, Randi Weingarten.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për mësimdhënësit në Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama ka dhënë një lajm shumë të mirë mëngjesin e sotëm për...

A do të pezullohet sot greva në arsim deri në janar?

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme...

Sefaj nga Këshilli Grevist: Be po ju bëj, Murati e Nagavci s’ishin bë drejtora as në Mamushë

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist i BSPK-së, ka kritikuar Ministrin e Financave, Hekuran Murati,...

Pas votimit për pezullim të grevës, BSPK thërret konferencë të jashtëzakonshme

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme...