E mërkurë, 28 Shtator, 2022

MASHTI: Mësimi online, jo i kënaqshëm

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Kosova do të marrë pjesë në testin PISA më 2022, por zyrtarë të saj pranuan se procesi arsimor, sidomos gjatë dy vjetëve të fundit, nuk ka qenë i kënaqshëm.

“Gjatë pandemisë ka pasur çrregullime të shumta të procesit mësimor, gjë që ka rezultuar me humbje të konsiderueshme mësimore”, tha zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.

- Advertisement -

Sipas tij, situata mund të përkeqësohet në muajt e mbetur të këtij viti shkollor, varësisht situatës epidemiologjike, andaj, shtoi ai, është “shumë e vështirë” të parashikohet se cili do të jetë ndikimi i pandemisë në rezultatet e testit PISA.

Mungesa e cilësisë në arsim ishte njëra ndër pikat e përmendura edhe në Raportin e Progresit për Kosovën, të hartuar nga Komisioni Evropian.

Ky raport ka nxjerrë në pah se gjithsej 9,070 nxënës në Kosovë ose 2.8 për qind e tyre nuk janë përfshirë në mësimin në distancë, të organizuar gjatë periudhës mars-qershor, 2020.

- Advertisement -

Megjithëse nuk është prezantuar ndonjë raport i detajuar lidhur me cilësinë apo pjesëmarrjen e nxënësve në sistemin arsimor gjatë dy vjetëve të fundit, nga Ministria e Arsimit thanë se ka pasur disa analiza lidhur me efektet e pandemisë.

“Emëruesi i përbashkët i tyre është se nxënësit kanë humbur gjatë kësaj periudhe, si për shkak të ndërprerjeve të procesit mësimor, ashtu edhe për faktin se mësimi në distancë nuk është treguar si zëvendësim adekuat për mësimin me prezencë”, tha Pupovci.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Profesori Smajljaj: Nëse sindikalistët lëshojnë pe dëshmojnë se janë të gatshëm për sakrificë

Profesori i universitar Avdi Smajljaj ka deklaruar se nëse SBAShK-u vendos t`i hap shkollat...

Këshilli i Prindërve letër krerëve shtetërorë: Nëse nuk ka marrëveshje deri më 1 tetor, fillojmë protestën

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës ka paralajmëruar protestë në rast se Qeveria...

Nagavci vjen me një postim në Facebook, nuk flet për grevën

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar sot kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve...

Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërve: Me padurim presim pezullimin e grevës

Anëtari i Këshillit të Prindërve të Prishtinës, Nexhmi Hoxha ka folur rreth qëndrimit të...