E martë, 31 Janar, 2023

MASHTI: Ekipet janë në terren, ende s’kemi informacion për parregullësi në Testin e Arritshmërisë

- Advertisement -

Mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta iu nënshtruan Testit të Arritshmërisë, i cili është mbajtur në 176 qendra testimi, ndërkaq u raportua se përgjigjet e pyetjeve në test kanë qarkulluar në rrjete sociale.

Në lidhje me këtë nga Ministria e Arsimit nuk kanë ndonjë informacion zyrtarë nëse ka pasur ndonjë parregullsi në procesin e Testit të Arritshmërisë.

- Advertisement -

Këshilltarja për media në Ministrinë e Arsimit, Iliriana Pylla në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ekipet janë në terren.

“Ekipet janë të terren, derisa të përfundojnë të gjitha ekipet dhe monitoruesit e ministrisë ende s’kemi informacion zyrtarë. Deri tash s’kemi ndonjë indikacion…Më vonë dalim me komunikatë”, ka thënë Pylla.

Ndryshe, mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot po iu nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, i organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i cili ka për qëllim të bëjë orientimin e nxënësve për regjistrimin në shkollat e mesme të larta.

- Advertisement -

Procesi ka filluar në orën 10:00, ku nxënësit i kanë pasur dy orë në dispozicion për tu përgjigjur në pyetjet e parashtruara.

Testi i sotëm kishte 100 pyetje nga katër lëndë, ndërsa 100 pyetje të tjera nga pesë lëndë të tjera nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë do t’i nënshtrohen më 14 qershor.

Testimi është duke u mbajtur në 176 qendra të testimit në të gjithë vendin, ku të angazhuar për mbarëvajtje të këtij procesi janë rreth 1600 administrues.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prezantohet nesër: Kaq pritet të jetë vlera e koeficientit të pagave

Këtë javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë,...

Në mungesë të kuadrit, nuk ka mësim në gjimnazin e matematikës

Nxënësit e gjimnazit “Matematikë dhe Informatikë” në Shkup edhe javën e dytë të gjysmë-vjetorit...

ORCA: Senati i UP-së ka shpallur plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), përmes një njoftimi për media ka...

Sindikatat reagojnë për mos publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria po tallet, nuk i harrojmë këto lojëra

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka thënë se...