E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Truku ideal që do t’ju ndihmojë çdo ditë para kthimit nga plazhi

- Advertisement -

Edhe në plazh këtë vit na është dashur të gjithëve ta ruajmë distancën apo jo? Por megjithatë, të gjithë kemi dashur të rikthehemi në natyrë, të hamë peshk, të zhytemi në det dhe të shijojmë rrezet e diellit të shtrirë në rërë.

Por, ah, kjo rëra është vërtet gjëja më e bezdisur, sepse gjendet gjithandej, në trup, në rroba, në çantë, në makinë. Nuk ka kompromis me të.

- Advertisement -

Më parë, na është dashur të zhvishemi dhe ta durojmë derisa të bëjmë dush, por me trukun e kësaj mamit në TikTok, nuk kemi më nevojë të vuajmë.

Videoja, e cila tregon sa lehtë hiqet rëra nga këmbët e fëmijëve të saj, është bërë virale dhe ka regjistruar më shumë se 300 mijë shikime. Zgjidhja për të zhdukur rërën është shumë e thjeshtë – pudra e bebeve. Si ta përdorni? Nuk ka gjë më të thjeshtë:

- Advertisement -

Spërkatini këmbët e fëmijëve (ose tuajat) dhe nisni të pastroni lehtësisht. Çdo kokrrizë rëre do të pastrohet si me magji.

“Gjithmonë mbaj me vete pudër fëmijësh në makinë sa herë nisemi për plazh … Ju nuk dëshironi që e gjithë rëra të hyjë në makinë, kështu që spërkateni pudrën në zonën që ka rërë dhe ajo largohet menjëherë. Shikoni që nuk ka më rërë dhe vjen gjithçka aromë e mirë“.

- Advertisement -

Pudra e bebeve thith lagështirën që përmban rëra dhe që e bën atë të ngjitet, duke e bërë të pastrohet lehtësisht. Ideale.

 

Sipas komenteve pas postimit të kësaj videoje, edhe niseshteja do t’ju ndihmojë gjithashtu ta largoni shpejt rërën nga çdo hapësirë.

 

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...