E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Magji festash, këshilla si të festoni në familje

- Advertisement -

Lini mënjanë problemet personale me të afërmit dhe bashkëpunoni deri sa të mbretërojë harmonia. Ndizni qirinjtë dhe gatuani ushqime të mira.


Mësojuni fëmijëve që familja është një skuadër, organizoni lojëra në grup, fikni të gjitha aparaturat elektronike dhe këndoni së bashku.

- Advertisement -

Ja disa këshilla për ta shndërruar takimin me familjarët në një moment magjik e të paharrueshëm për fëmijët: për ata do të jetë dhurata më e bukur.

Të gjithë e kemi ndërmend magjinë e ditës së Krishtlindjes: dhuratat që shkëmbejmë, gëzimin kur shkojmë për drekë apo darkë te gjyshërit, dëshirën për të dëgjuar historitë e familjarëve, argëtimin kur luanim me kushërinjtë… Ndiheshim pjesë e diçkaje të madhe dhe shumë të sigurt. Sepse një fëmijë për të qenë i sigurt te vetja duhet të dijë që nuk vjen nga hiçi, që pas shpatullave të tij ka tradita, të pasura me përvojë e urtësi. Por sot nuk kanë mbetur shumë tradita familjare për t’u festuar, përveç ndoshta festave të fundvitit.

Lini problemet jashtë dere
Kur takoheni me të afërmit, sakrifikoni dëshirat tuaja personale që t’u vini ndesh edhe nevojave të të tjerëve. Fëmijët nuk i pëlqejnë dramat e të rriturve, kundërshtitë dhe negativiteti. Fëmijët janë më të lumtur nëse qëndroni të gjithë së bashku me gjyshërit, tezet apo hallat, xhaxhallarët, dajat dhe miqtë në një atmosferë harmonie. Do të jetë një përvojë shumë e bukur për t’ia transmetuar fëmijëve.

- Advertisement -

Bëni të mundur që ambienti të jetë mikpritës
Kërkoni ndihmën e fëmijëve dhe argëtohuni për të krijuar në shtëpi një atmosferë intime dhe harmonike: ndizni qirinj, bëni zbukurime, përgatisni ëmbëlsira.

Mos e ekzagjeroni me dhuratat
Nuk ka gjë që e zbeh më shumë magjinë e festave se sa dyndja me dhurata: dy apo tri dhurata janë të mjaftueshme dhe e lejojnë fëmijën të përqendrohet në kënaqësinë e surprizës dhe jo të humbasë në dyndjen e shumë pakove për t’u hapur.

Fikni aparaturat elektronike
Gjatë festimeve me të afërmit, fikni televizorin, tabletin dhe kompjuterin dhe largoni telefonët. I vetmi rast kur mund t’i përdorni duhet të jetë për të bërë fotografi.

- Advertisement -

Inkurajoni lojërat mes fëmijëve
Ftoni kushërinjtë më të vegjël që të luajnë me të vegjlit. Stimuloni tek ta shpirtin e bashkëpunimit në grup. Evitoni lojërat elektronike. Mos u përqendroni vetëm te vetja dhe evitoni dramat e kota e te tepruara, të mbushura me shumë negativitet, të cilat dalin në pah gjatë festave në familje. Shndërrojeni këtë fundvit në një përvojë të paharrueshme dhe magjike për fëmijët. Një familje në harmoni dhe mbështetja e madhe sociale janë baza thelbësore për të rritur fëmijë të lumtur.

Përgatiti: Manjola Ereqi | Burimi: PsychoWorld

/Revista Psikologji

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fëmija nuk trashëgon gjithçka nga prindërit, ky familjar është kryesor për gjenetikën

Alejandro Jodorowsky, një eseist kilian, shkroi një libër të quajtur “Metagjenalogjia: Vetë-Zbulimi Nëpërmjet Psihomagjisë...

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Nga Arbër Paçarizi: Prindërit janë pasqyra e vetme ku fëmijët e shikojnë vetën

Nga Arbër Paçarizi: "Prindërit janë pasqyra e vetme ku fëmijët e shikojnë vetën, andaj nëse...

Pas 8 vjetësh, familja me 12 fëmijë bashkohet si dikur

Të mbledhur në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, rubrika “Ka...