E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Lutja e babait nga Mitrovica: Fëmija im po lufton për jetën, na ndihmoni për shërimin e tij

- Advertisement -

Lejan Hasani nga Mitrovica, ka lindur parakohe (në javën e 33-të) në Kliniken Obstetrike- Gjinekoligjike në QKUK, më 1 shtator të këtij viti dhe që në ditët e para të jetës së tij i është dashur t’u nënshtrohej intervenimeve, kjo për shkak të shëndetit të tij të dobët.

Lejani vuan nga “Nn masculinus eutrophicus pretempore 33 jgj; Sepsis/ Acinetobacter spp; Atresio oesphagei cum fistula T-E, occlusion fistulae T-E.VSD muscularis”.

- Advertisement -

Meqenëse ky lloj intervenimi nuk kryhet në SHSKUK, indikohet trajtim urgjent kirurgjik në ndonjë qendër të specializuar jashtë vendit.

Është babai i foshnjës, Kujtimi ai i cili bën thirrje për ndihmë, duke përmendur faktin se kanë kushte jo të mira dhe se jetojnë me ndihmë sociale.

“Ju kisha bë thirrje me na ndihmu, Lejani është fëmiu jonë i parë dhe po lufton për jetën. Një ndihmë sado e vogël nga cilido qoftë për ne do të thotë shumë. 30 mijë euro na ka siguruar Ministria e Shëndetësisë, por na duhen edhe 30 mijë euro të tjera për të kryer shërbimet në Turqi, na ndihmoni të kalojmë këtë dhimbje”, ka thënë mes tjerash ai.

- Advertisement -

“Me datën 24.09.2020 ora 11:00 me konsultën e kirurgut të fëmijëve, foshnja preferohet ketë intervenim urgjent kirurgjik jashtë vendit, pasi gjendja është e rendë”, thuhet në raportin e Klinikes së Neonatologjisë.

Të gjithë ata persona që shprehin gatishmëri t’i ndihmojnë familjes Hasani, ky është numri i xhirollogarisë në Raiffaisenbank:

- Advertisement -

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...