E premte, 2 Dhjetor, 2022

Lis Demiri, 8-vjeçari nga Gostivari që rrëmben çmimet në çdo festival: Dua të bëhem një këngëtar i suksesshëm

Intervistoi: Arta Gashi

Në çdo festival të muzikës që merr pjesë thuajse e zë vendin e parë. Ka nisur të merret me muzikë qysh kur ishte 4-vjeçar, kurse sot si 8-vjeçar ka disa çmime tmime të rrëmbyer.

- Advertisement -

Së fundmi në festivalin “Fëmijët e Gëzuar” që u mbajt në qytetin e Ferizajt, rrëmbeu çmimin e parë. Fjala është për Lis Demirin nga qyteti i Tetovës.

Lisi në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) çmimin e parë që mori në Ferizaj, pastaj tregon edhe çmimet tjera që ka fituar dhe ëndrrën që ka kur të rritet.

Kids of Kosova: Një prezantim, nga jeni, sa vjeçar jeni, ku vijoni mësimet?

- Advertisement -

Lis Demiri: Jam 8 vjeçarë , mësimet i vijoj në Kolegjin “Yahya Kemal” në Tetovë.

Kids of Kosova: Në cilin moshë keni filluar të merreni me muzikë? Kush e zbuloi talentin?

Lis Demiri: Me muzike kam filluar që nga mosha 4-vjeçare duke kënduar nga motra ime më e madhe sepse edhe ajo meret me muzikë, edhe mami edhe babi e zbuloi talentin tim .

Kids of Kosova: Së fundmi keni marrëvendin e parë në Festivalin Fëmijët e Gëzuar. A e presni këtë çmim dhe si çfarë ndjenje kishit kur e fituat?

Lis Demiri: Po në festivalin “Fëmijet e Gëzuar” mora pjesë me këngën Borzilok në festival. Këtë çmim nuk e prisja sepse kishte shumë këngë të bukura, por kur më treguan se unë e fitova çmimin e parë u emocionova tej mase, sepse mendova që ishte dita më me fat për mua. Arsyeja, se po atë ditë kisha edhe ditëlindjen, dhe sigurisht u ndjeva dyfish i gëzuar .

Kids of Kosova: A keni fituar edhe çmime tjera. Nëse po, në cilat festivale?

Lis Demiri: Po kam fituar shumë çmime, do të potencoja që festivali i parë që kam marrë pjesë ka qenë në moshën 5-vjeçare në Kumanovë në festivalin “Fluturat”, ku u prezantova me këngën “S’duam luftëra” të kompozitorit Taulant Kolonja, dhe atje mora vendin e pare. Sigurisht se ishte një gëzimi madh, pasi pë here të pare mora pjesë në një festival dhe fitova çmimin e pare.

Pastaj mora pjesë në festivalin “Mollëkuqet” në qytetin e Gjilanit, dhe atje mora vendin e parë, në festivalin “Vihuela Fest në Prishtinë” mora vendin e dytë , në festivalin në Dibër u shpërbleva me vendin e dytë dhe në festivalin “Tingujt e artë” në Gostivar mora dy çmime, atë të publikut dhe interpretimi më i mire.

Së fundmi kam marrë pjesë në festivalin mbarëkombëtarë në Shkodër, ku është një eksperiencë shumë e bukur, sepse atje këndohet live, por rezultatet për shkak të pandemisë do të jenë përmes klikimeve në You Toube, sepse do të realizohet festivali nga ana e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) dhe me 20 nëntor do të shpallen rezultatet.

Kids of Kosova: A synoni të merreni me muzikë edhe kur të rriteni?

Lis Demiri: Padyshim që do të vazhdojë të merrem me muzikë sepse e dua, dhe jam në klasë të tretë në shkollën e muzikës në Tetovë, vijoj mësimet në piano dhe i dua të dyja së bashku, edhe muzikën edhe pianon.

Kids of Kosova: Për fund, mesazhi juaj për bashkëmoshatarët?

Lis Demiri: Edhe pse jam i vogël, mami gjithmonë më thotë se duhet të kesh një vizion për jetën. Synimi im është të mësojë në radhë të pare, të përkushtohem në muzikë dhe piano, sepse kjo është ajo që më kënaq më shumë.

Mesazhi im për bashkëmoshatarët e mi është që të merren me atë çfarë ju do zemra, të jetë e mirë dhe e bukur për veten e tyre, familjarët, mësueset dhe shokët tjerë.

 

Lis Demiri duke kënduar, video e dërguar enkas për Kids of Kosova

(KidsofKosova)

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Blerona Ahmeti nga Akademia jCoders: E ardhmja i përket fushës së teknologjisë

Autor: Albanian Kids Education Ëndrrën që e kishte në fëmijëri e ka realizuar. U jep...

INTERVISTË| Avni Morina, drejtor i arsimit në Rahovec: Kemi bërë ndryshime thelbësore në shkolla – dhe një mesazh për Arbërie Nagavcin

Nga: Albanian Kids Education Avni Morina është në mandatin e dytë si drejtor i arsimit...

INTERVISTË| Fatime Demolli-Mustafa: Në shkollat e Prishtinës janë rreth 500 nxënës me nevoja të veçanta

Nga: Albanian Kids Education Komuna e Prishtinës ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit në...

Florent Hasallari, nxënësi nga Hani i Elezit me talent të veçantë në pikturë

Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) nis prezantimin e nxënësve talent të shkollës "Ilaz Thaçi" në...