E enjte, 9 Shkurt, 2023

Letra e një drejtori nga Singapori që ju dërgoi prindërve që i la pa fjalë të gjithë

- Advertisement -

Një drejtor institucioni në Singapor (vend ky me sistemin arsimor ndër më të zhvilluarit), u drejtohet prindërve me këtë letër:

Të dashur prindër,

- Advertisement -

Provimet e fëmijëve tuaj do të fillojnë së shpejti. E di që të gjithë jeni në ankth, sepse doni që fëmija juaj të dalë sa më mirë.

Por ju lutem, mos harroni, mes nxënësve që do të ulen për provime, ndodhet një artist, i cili nuk ka nevojë të dijë shumë për matematikën.

Ndodhet një sipërmarrës, i cili nuk do t’ia dijë për historinë.

- Advertisement -

Ndodhet një muzikant, notat e të cilit në kimi nuk kanë rëndësi fare.

Ndodhet një sportist, për të cilin gjendja fizike është më e rëndësishme se fizika.

Nëse fëmija juaj merr notat më të larta, atëherë shumë mirë! Por nëse jo, ju lutem mos ua largoni vetëbesimin dhe dinjitetin.

- Advertisement -

Thuajuni që nuk ka problem, është thjeshtë një provim! Ata janë të prerë për gjëra shumë më të mëdha në jetë.

Thuajuni se, sido që të dalin, ju i doni dhe nuk do i gjykoni.

Ju lutem bëjeni këtë, dhe kur ta bëni, shihni që fëmijët tuaj do të pushtojnë botën. Një provim apo notë e ulët, nuk do ua heqë atyre ëndrrat dhe talentin.

Dhe ju lutem, mos mendoni se doktorët dhe inxhinierët janë njerëzit më të lumtur në botë.

Me përshëndetje të ngrohta!

Drejtori

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Alketa Ipeku: Edhe unë shoh në Tik Tok, por nuk ka gjithmonë informacione të sakta

Nxënësi duhet të ndërgjegjësohet dhe të bindet se, jo çdo informacion i ofruar në...

Letra e mësueses së moshuar që është përshendetur nga e gjithë bota

Një mësues në pension i shkroi letër gazetës lokale për t’i dhënë fund mendimit...

Sfidat e një mësimdhënësi

Shpend Rrukiqi, mësues i lëndës së matematikës, përcjell të gjitha karakteristikat dhe veçoritë që...

Nxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë

Policia e Floridës kishte arrestuar në vitin 2017 Robert Paul Alexandar Edwards 33-vjeç, kur...