E hënë, 3 Tetor, 2022

Lejla Miftari, 8-vjeçarja me intelegjencë superiore nga Fushë Kosova

 Intervistoi: Donat Maloku

Është vetëm 8 vjeçare por intelegjeca e saj është e rrallë.  Instituti ‘Atomi’ e ka vlerësuar me intelegjencë superiore në nivelin 91. Fjala është për Lejla Miftari e cila aktualisht është nxënëse e shollës fillore “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë. Përkundër intelegjencës së rrallë Lejla është “harruar” nga shteti dhe nuk e ka përkrahjen e duhur.

- Advertisement -

Ajo në një intervistë për Kidsofkosova.net tregon se kush ia zbuloi intelegjencën e rrallë, çfarë e ndryshon nga fëmijët e tjerë, si dhe flet për shkollimin e saj… 

Kids of Kosova: Jeni fëmijë me intelegjencë të rrallë. Së pari a mund të na tregoni sa vjeçare jeni, nga vini dhe ku ndiqni mësimet?

Lejla Miftari:  Unë jam Lejla Miftari , jetoj në Fushë Kosovë, mësimet i vijoj në shkollën “Mihal Grameno” jamë nxënëse shembullore.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Kush e zbuloi se jeni një fëmijë me intelegjencë më të lartë se bashkëmoshatarët tuaj dhe kur?

Lejla Miftari: Kur isha vetëm 2 vjeçare vëllau im, Ali Miftari, e kishte vrejtur që unë flisja aq rrjedhshëm gjuhë të huaja sidomos Gjuhën Angleze. Pastaj në moshën 5 vjeçare më testoj Instituti ‘Atomi’ i cili më ka vlerësuar me intelegjencë superiore ku më vendos në nivelin 91 Percentile rank, që do të thotë se në krahasim me moshatarët e mi, unë punoj më mirë se 91 % prej tyre, pra bëjë pjesë në top 9 % e  popullatës në nivelin botërorë.

Kids of Kosova: Çfarë ju bën ndryshe nga fëmijët e tjerë?

Lejla Miftari: Ndryshe nga fëmijët e tjerë më bën, se jam shumë kurreshtare të eksploroj shumë gjëra dhe mundohem të krijoj diçka që s’është bërë më parë prej fëmijëve të tjerë.

Unë gjatë pandemisë në muajn mars, prill, qershor kam vijuar mësimet online si të gjithë fëmijët tjerë, por edhe kam punuar shumë gjera nga të ndryshmet si për shembull: prej macaroni, shpagetes, letrës, gurit etj.
Më pëlqen edhe të eksploroj gjithësinë me tërheq vëmendjen qielli, yjet, hëna dhe natyrën e dua shumë.

Kids of Kosova: A keni marrë pjesë në ndonjë garë diturie?

Lejla Miftari: Po unë marrë pjesë në “Cembridge school” në garën “Spelling Bee”.

Kids of Kosova: A keni marrë mbështetje nga shteti?

Lejla Miftari: Të vetmën mbështetje e kam marrë si shpërblim kur jam vlerësuar nga Instituti Atomi. Kam marrë edhe çertifikatë në “Cambridge school” ku kjo shkollë e gjuhëve të huaja më ka ofruar që t’i vijoi mësimin e gjuhës anglese  gratis, çka e falënderoj drejtoreshën e kësaj shkolle për mundësinë që më ka ofruar, dhe mësuesen Lejla Hoda si dhe të gjithë stafin.

Mua më është ofruar edhe mundësia të vijoi mësimet në një shkollë private por kam refuzuar, pasi që unë dua te jem një fëmijë i zakonshëm si shokët dhe shoqet e mia qe i dua shumë.
Me këtë rast dua ta falënderoi mësuesen time Arlinda Visokae cila më ka ndihmuar për ta përvetësuar gjuhën tonë të bukur shqipe, ajo është udhërrëfysja ime dhe jam shumë falenderuse për çdo gjë që bën për mua dhe shokët dhe shoqet e mia.

Padyshim se dua ta falënderoj familjen time, babin, mamin, vëllaun pasi ata më bën mua që të jem kjo që jam sot.

Një falënderim i veçant shkon edhe për median tuaj, Kids of Kosova që ma dha mundësinë për të shprehur aftësitë e mia, çka d’iu jem falënderuese gjatë gjithë jetës.

Kids of Kosova: Cili është mesazhi juaj për moshatarët tuaj?

Lejla Miftari: Mesazhi im për fëmijët është që të mësojnë sa më shumë sepse ne jemi e ardhmja e Kosovës.

(KidsofKosova.net).

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edhe një tjetër mërgimtar, i gatshëm t’ua jap nga 100 euro mësuesve

Mërgimtarët po vazhdojnë të tregojnë gatishmëri për t’i ndihmuar mësuesit kosovar. Edhe Fitim Krasniqi, nga...

INTERVISTË| Xhevahire Krasniqi, mësuesja e prekur dy herë me kancer: Si e luftova dhe ju riktheva familjes e nxënësve

Është prekur dy herë me kancer, por sot fatmirësisht gëzon shëndet të mirë dhe...

INTERVISTË| Dr.Lumnije Kqiku kosovarja e parë që preku majat e shkencës: Si e kujtoi hyrjen në librin enciklopedik më prestigjioz në botë

Është nga Gjilani por jeton në Austri nga ku nuk i ndahet shkencës e...

INTERVISTË| Zv.ministri Dukagjin Pupovci: Ligji i ri do të sjellë rritjen e pagave në arsim

Çështja e shamisë në shkolla, greva në arsim në prag të vitit të ri...