E martë, 28 Mars, 2023

Ledion Halitaj fiton çmimin e parë në kategorinë “Junior” në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në Rumani

- Advertisement1-

Nëntëvjeçari nga Kosova, Ledion Halitaj, ka fituar çmimin e parë në kategorinë “Junior” në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në Transilvani të Rumanisë.

Këtë çmim ai e ka ndarë edhe me dy kandidatë të tjerë, pjesëmarrës në këtë garë.

Sipas rregullit të festivalit, kandidatët që kanë marrë më shumë se 90 pikë nga juria profesionale, janë shpallur fitues të çmimit të parë.

Në konkurrencë me Halitajn kanë qenë edhe nëntë kitaristë të tjerë.
- Advertisement -

Ledioni ka luajtur katër vepra klasike. Ai është nxënës i profesorit Erhan Mujka në Shkollën e Muzikës, Artit dhe Baletit “Beethoven” në Prishtinë.

Mujka është shprehur krenar me suksesin e nxënësit të tij.

“Ndonëse me vetëm disa muaj pune, ku pjesa më e madhe e saj ka qenë `online’ shkaku i pandemisë, Ledioni arriti jo vetëm të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar, por edhe të rrëmbej çmim në një festival tejet prestigjioz, si ky i Transilvanisë”, ka deklaruar Mujka.

- Advertisement -

Në edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës në Transilvani, i cili sivjet u organizua ‘online’, marrin pjesë më shumë se shtatëdhjetë kitaristë nga 13 shtete të Evropës.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...