E diel, 29 Janar, 2023

Leandra Bytyqi, 8-vjeçarja nga Fushë Kosova – një recituese e talentuar

- Advertisement -

 Është nxënëse e shkëlqyeshme në shkollën fillore “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë. Një recituese e talentuar, por kur të rritet synon të bëhet një gjykatëse. Ajo për Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një video ku tregon cilësitë e saj në recitim.

Kids of Kosova: Së pari një prezantim, nga jeni, sa vjeçare, ku vijoni mësimet?

- Advertisement -

Leandra Bytyqi: Unë quhem Leandra Bytyqi, jam 8 vjeçare nga Fushë Kosova. Kam përfunduar klasën e 3-të dhe vijoj mësimet në shkollën”Mihajl Grameno” në Fushë Kosovë.

Kids of Kosova: Cili është talenti juaj?

Leandra Bytyqi: Talenti im është recitimi, si e vogël jam marrë me recitime të ndryshme.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Ku e keni treguar talentin tuaj në recitim?

Leandra Bytyqi: Në gara nuk kam marrë pjesë, por kam  recituar në  manifestime të shkollës si: për ditë të shkollës dhe festa të ndryshme.

Kids of Kosova: Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?

- Advertisement -

Leandra Bytyqi: Planet e mia të afërme janë që të përfundoj shkollimin me suksese shembullorë dhe të mirrem me recitime, ndërsa kur të rritem më pëlqen të bëhem një juriste apo më saktë një gjykatëse shumë e suksseshme.

Kids of Kosova: Cili është mesazhi juaj për bashkëmoshataret?

Leandra Bytyqi: Mesazhi im për bashkëmoshatarët e mi është që të bëhemi fëmijë të edukuar, të respektuar dhe që të jemi sa më të suksesshëm me mësime, e pastaj edhe me profesione në të cilët duhet ta shpalosim talentin tonë.

Ju falënderoj nga zemra që po na jepni mundësinë për të shprehim talentin tonë. (Kids of Kosova).

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Fadil Curri: Dy ngjarjet që nuk do t’i harrojë kurrë si mësimdhënës

Nga Albanian Kids Education Nuk i kanë mbetur as dy vite deri në pensionim. Por...

INTERVISTË| Agim Agushi: Karriera ime si mësimdhënës dhe rekordet që synoj t’i arrijë në zhonglim me top

Nga Albanian Kids Education Një profesor i dalluar i matematikës dhe një rekordmeni i Guinness...

INTERVISTË| Drejtori i shkollës private të Mjekësisë “Imperium”, Egzon Ratkoceri: Prioriteti ynë, shkollimi cilësor dhe punësimi i nxënësve me rezultate të mira

Nga Albanian Kids Education Secili prind dëshiron më të mirën për fëmijët e tyre, por...

INTERVISTË| Besianë Musmurati: Procesi i zgjedhjes së drejtorëve e zv.drejtorëve të shkollave në Prishtinë 100% transparent

Nga Albanian Kids Education Rekrutimi i mësimdhënësve, drejtorëve e zv.drejtorëve të shkollave në Kosovë çdo...