E martë, 31 Janar, 2023

LAJMII FUNDIT për alarmet për bomba në disa shkolla të Kosovës

- Advertisement -

Sot në orët e hershme të mëngjesit personeli i disa shkollave ka pranuar kërcënime për mjete shpërthyese (bomba) në disa objekte shkollore, kryesisht në zona të banuara me popullatë serbe.

Pas marrjes së informacionit ka reaguar Policia e Kosovës e cila ka kontrolluar deri më tani rreth 30 lokacione në rajone të ndryshme.

- Advertisement -

Policia ka bërë të ditur se kërcënimet janë marrë përmes formës elektronike dhe linjave telefonike.

Referuar informacioneve të pranuara, policia ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtyre rasteve, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësinë me qenë (K-9).

Njoftimi i plotë nga policia:

- Advertisement -

Policia e Kosovës, me datën 16.06.2022 në orët e hershme të mëngjesit nga personeli i disa shkollave ka pranuar informacione për kërcënime me mjete shpërthyese (bomba) në disa objekte shkollore, të ndodhura kryesisht në zona të banuara me popullatë serbe.

Bazuar në informacionet e deritanishme, këto kërcënime janë bërë në rajone të ndryshme në disa objekte shkollore (deri më tani në rreth 30 lokacione), e të cilat kërcënime janë pranuar përmes formës elektronike dhe linjave telefonike.

Referuar informacioneve të pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtyre rasteve, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9).

- Advertisement -

Policia e Kosovës, po ashtu ka ndërmarr veprime konkrete duke evakuuar personat në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në ruajtjen e rendit kushtetues, garantimin sigurisë në nivel vendi si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime.

Deri në këtë fazë Policia e Kosovës ka arritur ti trajtoj dhe verifikojë disa nga objektet shkollore, të cilat kanë rezultuar të jenë kërcënime të rrejshme, andaj ftojmë qytetarët që të mos krijojnë ndonjë panik, pasi Policia e Kosovës është prezente dhe e angazhuar në trajtimin, hetimin dhe ofrimin e sigurisë në të gjitha lokacionet në nivel vendi.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

ORCA: Senati i UP-së ka shpallur plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), përmes një njoftimi për media ka...

Sindikatat reagojnë për mos publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria po tallet, nuk i harrojmë këto lojëra

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka thënë se...

Çfarë “befasie” po përgatit Kurti për punëtorët e sektorit publik – a do zbulohet deri në mbrëmje vlera e koeficientit?

Sot është dita e fundit e muajit janar dhe vlera monetare e koeficientit të...

Dita e fundit e janarit, vlera e koeficientit të pagave mbahet i fshehtë – PSE?

“Në janar do të vendoset vlera e koeficientit. Nuk mund ta përcaktojmë koeficientin me...