E enjte, 9 Shkurt, 2023

Ministrja Nagavci tregon për vendimet e fundit që ka marrë Ministria e Arsimit

- Advertisement -

Ministrja e Arbërie Nagavci, ka njofuar se ka ndërmarrë një sërë hapash lidhur me përmirësimin e e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Postimi i saj:

- Advertisement -

Në Komisionin ekzekutiv për zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës, të cilin e kryeson kryeministri Kurti, theksova se ky segment i arsimit nuk mund të funksionojë pa komunikim dhe koordinim të bartësve kryesorë, andaj jemi përkujdesur që në të dy task forcat të kemi përfaqësim nga të gjitha palët, në mënyrë që propozimet e ofruara të bazohen në konsensusin e palëve të interesit.

Kemi ndërmarrë një sërë hapash lidhur me përmirësimin e AAP-së:

-Kemi angazhuar dy ekspertë vendorë dhe një ndërkombëtar për zhvillimin e propozimeve për qeverisje më efikase të sistemit të AAP-së.

- Advertisement -

-Kemi themeluar në bashkëpunim me Kryeministrinë, “Komisionin ekzekutiv për AAP dhe përshtatjen e AAP-së me nevojat e tregut të punës”.

-Kemi nënshkruar marrëveshjen me Fondacionin Besa nga mërgata, i cili do ta ndihmojë MAShTI-in në promovimin e arsimit dual.

-Me ndihmën e fondacionit BESA kemi sistemuar 30 nxënës të klasës së 12-të nga profili i muratorit në dy kompani për praktikë me pagesë prej 300 eurosh.

- Advertisement -

-Kemi marrë vendim për të filluar me pilotim të arsimit dual gjatë vitit shkollor 2022/2023 nga sektorët: përpunim i drurit, metalpërpunues, gastronomi dhe floktari.

-Jemi duke identifikuar ndërmarrjet të cilat janë të interesuara të marrin pjesë në arsimin dual.

-Në përgatitje janë kurrikulat dhe dokumentacioni i nevojshëm, si dhe është duke u përgatitur fushata për promovimin e arsimit dual.

-Gjatë pilotimit MAShTI parasheh monitorim të rregullt, në mënyrë që ta zhvillojë bazën ligjore në bazë të përvojave nga terreni.

-Janë duke u zhvilluar propozimet për inciativat për biznese për angazhim në ofrimin e AAP-së.

-Është siguruar buxheti për vitin shkollor 2023/24 për angazhimin e 54 këshilltarëve të karrierës në shkollat e mesme të larta.

-Po punohet në standardizimin e modelit të qendrave të këshillimit për karrierë në nivelin e shkollave profesionale.

-MAShTI është duke u marrë me finalizimin e dokumentit të Kornizës kurrikulare të AAP-së, dokument ky i cili ka mbetur i papërfunduar që nga viti 2018.

-MAShTI ka inicuar zhvillimin e programit kualifikues MASTER njëvjeçar për mësimdhënësit e AAP-së permes Fakultetit të Edukimit në partneritet me Universitetin e Zarës, përmes asistencës teknike të projektit ALLED 2.

-Është themeluar grupi punues për rishikimin e formulës së financimit të AAP-së, bazuar në propozimin e zhvilluar nga projekti ALLED 2 dhe banka botërore.

U propozuan dhe u miratuan anëtarët e të dy task forcave. Për task forcën e parë Qeverisje funksionale e sistemit të AAP-së, u propozuan dhe u miratuan 15 anëtarë, ndërsa për task forcën e dytë, Inicimi dhe implementimi i arsimit dual, u propozuan dhe u miratuan 22 anëtarë.

Kërkova që task forcat të dalin me propozime konkrete, të cilat mundësojnë avancimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, si një segment i rëndësishëm për zhvillim. Qëllim primar i AAP-së është t’i ndjekë kërkesat e tregut të punës dhe t’i përgatisë të rinjtë dhe të rejat me shkathtësi që i përgjigjen nevojave të tregut të punës.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Studenti në lëndën e matematikës, u ul në fund të klasës dhe fjeti, pas 4 ditësh e zgjodhi detyrën…

Ju uroj ‘gjumë të dobishëm’! Në një Universitet në Kolumbi, një student në leksionin e...

Publikohet lista e ngushtë e kandidatëve për mësimdhënës në Suharekë

Komuna e Suharekës ka publikuar listën e ngushtë të kandidatëve për 8 pozita të...

Skandaloze: Shkolla “Eqrem Çabej” në Mitrovicë e vendos peletin në korridor, nxënësit mezi lëvizin

Shkollat e Mitrovicës janë shpeshherë burim i skandaleve nga më të ndryshmet. Skandali i radhës...

Nxënësi Art Gjuli, fitues i çmimit të parë në garat e matematikës Kangaroo dhe i shumë çmimeve të tjera

Unë jam Art Gjuli. Fëmija i thjeshtë me ëndërra komplekse. Që i vogël, përshtypjet e...