E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Lajm i mirë për shtesat e fëmijëve, e jep ministri i Financave

- Advertisement -

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njofton se vetëm këtë muaj skemës së shtesave për fëmijë i janë shtuar 10,853 fëmijë dhe 1,992 gra skemës së shtesave për lehonat.

Ai thotë se yë hënën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të realizojë pagesat për këto dy skema.

- Advertisement -

Teksa njofton se në gusht do të hapin aplikimin për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë.

Njoftimi i plotë i tij:

Janë 164,388 fëmijë e 19,753 lehona që kanë pranuar shtesa që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot. I patëm premtuar e po i paguajmë çdo muaj.

- Advertisement -

Vetëm këtë muaj kemi 10,853 fëmijë që i janë shtuar skemës së shtesave për fëmijë e 1,992 gra skemës së shtesave për lehonat.

Të hënën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të realizojë pagesat për këto dy skema.

Në muajin gusht do të hapim aplikimin për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë, për të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2013.

- Advertisement -

Kështu do të vazhdojmë deri në përmbushjen e plotë të premtimit për të përfshirë të gjithë fëmijët e Republikës deri në moshën 16 vjeçare në skemën e shtesave për fëmijë.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

LAJMI I FUNDIT: Paqartësi në ekzekutimin e pagave për grevistët

Ajo që vazhdon të mbetet e paqartë në këtë situatë është forma e ekzekutimit...

Greva u zgjat shumë, thotë SBAShK-u: Sindikalistët pranë tërheqjes, në pritje të takimit të madh

Situata me grevën është në qorrsokak. Në njërën anë, Qeveria Kurti s’ka ofertë të...

Ymer Ymeri nga SBASHK: Sindikta e Arsimit do ta shqyrtojë mundësinë e ndërprerjes se grevës

Edhe sot po vazhdon greva në arsim megjithë thirrjet e shumta të përfaqësueseve të...

SBASHK-u jep sinjale se greva në arsim mund të ndërpritet

Nënkryetari i SBASHK, Ymer Ymeri, ka dhënë sinjale se greva në arsim mund të...