E diel, 29 Janar, 2023

Ky është qyteti shqiptar që shpenzon më shumë për shkollimin e fëmijëve

- Advertisement -

Çdo pesë nxënës në Shkodër njëri ndjek shkollën në arsimin privat.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se Shkodra ka përqindjen më të lartë të nxënësve që shkojnë në shkolla private.

- Advertisement -

Në arsimin e mesëm publik ndjekin studimet 87,6 % e nxënësve të arsimit të mesëm gjithsej.

Nxënësit e regjistruar në arsimin publik në të gjithë qarqet përbëjnë shumicën, krahasuar me regjistrimet në arsimin privat.

Megjithatë, sikurse raporton INSTAT vihen re diferenca të ndjeshme midis qarqeve të Shkodrës, Vlorës, Fierit dhe Tiranës, të cilët kanë përqindje më të lartë të arsimit të mesëm privat dhe qarqeve të Gjirokastrës, Elbasanit dhe Beratit ku arsimi privat përbën vetëm një përqindje të vogël ndaj arsimit të mesëm gjithsej. Në qarkun e Kukësit dhe Dibrës nuk ka arsim të mesëm privat.

- Advertisement -

Të dhënat për arsimin zyrtar mblidhen sipas niveleve arsimore dhe shërbejnë si burimi kryesor për prodhimin e statistikave dhe indikatorëve të arsimit. Në procesin e mbledhjes dhe përpunimit të tyre përdoret ISCED 2011, klasifikimi ndërkombëtar standard i arsimit, rekomanduar nga Eurostat dhe UNESCO.

Burimi kryesor i të dhënave është Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, gjithashtu Ministria e Financave dhe Ekonomisë për arsimin profesional.

Në bazë të informacionit të marrë, INSTAT përpunon të dhënat dhe llogarit treguesit sipas niveleve arsimore: për arsimin parashkollor, arsimin e detyruar 9 vjeçar, arsimin e mesëm gjimnaz profesional dhe social kulturor, për arsimin e lartë sipas programeve, etj.

- Advertisement -

Treguesit llogariten sipas viteve shkollorë / akademikë, në nivel vendi dhe qarku për arsimin para universitar dhe në nivel vendi për arsimin e lartë.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...