E shtunë, 1 Tetor, 2022

Ky është një kujtim i vërtetë për mësuesit

- Advertisement -

SFIDA MË E MADHE PËR NJË MËSUES TË DEVOTSHËM, ËSHTË TË MËSOJË NXËNËSIT TË PËRBALLEN ME NJË BOTË TË PANDERSHME, NJË AMBIENT TË RRETHUAR NGA GJËRA TË SHËMTUARA. DITA E MËSUESIT NUK DUHET TË SHIHET SI GJOBËVËNIE, KU NË DUART E NJË FËMIJE TË VENDOSEN ZARFE.

Unë jam rritur me një nënë edukatore, që i shkëlqenin sytë tek vendoste në vazo, lulet e këputura në kopshte nga të vegjlit e saj. E dini se cila është dhurata më e shtrenjtë që ajo ka marrë në 26 vite në arsim? Një qyp të vogël lulesh që ajo e ruan me fanatizëm.

- Advertisement -

Po shikoja sot profilet sociale të mësuesve. Ka nga ato që kanë pranuar zarfe, aksesorë floriri…, por më krenarë dhe më zemërplotë janë ato që ndajnë mirënjohjen e nxënësve të tyre me të tjerët. Tufat me lule , letrat… qëndrojnë gjallë më shumë se çdo objekt tjetër. Ato shërbejnë si përkujtesa se, ndikimi i Mësuesit shtrihet përtej klasës dhe se ai ose ajo është duke bërë një ndryshim në jetën e fëmijës suaj.

Sot u ndesha me këto dy letra që do t’i ndaj me ju, duke uruar dhe shpresuar që shumë mësues të kenë marrë të tilla dhurata të vyera.

Një letër tejet emocionuese është ajo që i dedikohet mësuese Saltjana Bardhylit ,e cila ka shërbyer për 30 vite në arsim, si mësuese e shkollës “Qemal Mici” në Durrës dhe ka ndërruar jetë vetëm tre muaj më parë si pasojë e një sëmundjeje. Letrën e publikon e bija e mësueses së ndjerë, gazetarja e kulturës Alda Bardhyli ,si një homazh për të gjithë mësuesit, ndërsa thotë se mamaja e saj i kishte të seleksionuara të gjitha letrat e nxënësve që sot ruhen me fanatizëm e kujdes nga Alda.

- Advertisement -

Ndërsa letra tjetër është publikuar nga një mësuese e ciklit fillor në shkollën “Ibrahim Daçi” në Dibër.

- Advertisement -

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për mësimdhënësit në Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama ka dhënë një lajm shumë të mirë mëngjesin e sotëm për...

A do të pezullohet sot greva në arsim deri në janar?

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme...

Sefaj nga Këshilli Grevist: Be po ju bëj, Murati e Nagavci s’ishin bë drejtora as në Mamushë

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist i BSPK-së, ka kritikuar Ministrin e Financave, Hekuran Murati,...

Pas votimit për pezullim të grevës, BSPK thërret konferencë të jashtëzakonshme

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme...