E premte, 7 Tetor, 2022

Kur fëmija nuk ka vullnet për të çuar një detyrë deri në fund, si të veprosh? – Disa këshilla

Ç`të bësh kur fëmija nuk ka vullnetin për ta çuar një detyrë deri në fund?

Për këtë situatë psikologia e njohur shqiptare Lira Gjika ka dhënë disa këshilla.

- Advertisement -

“I rrituri pranë tij, qoftë prindi apo edukatori apo mësuesi, duhet ta nxitin duke u përfshirë edhe ata në aktivitetin që duhet të kryej fëmija. I rrituri me durim, i tregon arritjet e fëmijës dhe sa shumë është rritur, madje është një nga detyrat e të rriturit ndaj fëmijës, që t`i tregojë arritjet. Prindi apo mësuesi mund t`i thotë se, po të ishte mërzitur dhe të kishte përtuar, nuk do të kishte mësuar të ecte, nuk do të kishte mësuar të fliste apo të përdorte dorën për të ushqyer veten dhe të vizatonte e të shkruante. Por ai/ ajo nuk u mërzit dhe nuk përtoi dhe i realizoi. Kështu duhet të vazhdojë të bëjë edhe tani, të dy bashkë do ja dalin, që t’i realizojë të mësojë e zbulojë gjërat përreth dhe aftësitë e tij brënda vetes. Gjithashtu duke mësuar me vullnet do të mundë t’i arrijë e nxjerë nga shpirti gjërat e bukura, që ka aty, përndryshe nuk do të dijë si ti nxjerë dhe mbi të gjitha, nuk do të gjejë fjalën e duhur për ta bërë mendimin të fluturojë sa më lart. Fëmija që t’ja dalë të realizohet si person, ka nevojë për prezencën e të rriturit”, shkruan psikologia Lira Gjika.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Profesori nga Drenasi i jashtëzakonshëm, nxjerr në pah talentin për pikturë të personave me aftësi të veçanta

Piktori nga Drenasi, Nazmi Heta po bënë një punë të madhe në Shoqatën Handikos...

Komuna e Drenasit shpall 10 vende të lira për mësimdhënës (Konkursi)

omuna e Drenasit ka shpall konkurs për pranimin e 10 mësimdhënësve të rinj. Konkursi është...

Berat Buzhala: Të japë dorëheqje Arbërie Nagavci

Gazetari Berat Buzhala ka thënë se nga Qeveria duhet të japin dorëheqje edhe ministrja...

Dokument: Ky është kallëzimi penal kundër ministrit Murati për pagat e mësuesve

Deputeti i PDK-së, njëherësh shefi i GP të kësaj partie, Abelard Tahiri, ka bërë...