E premte, 7 Tetor, 2022

Kujdes prindër: Fëmijët nën 2 vjeç në këtë shtet po preken nga virusi i ri i COVID

Fëmijët nën moshën 2 vjeç përbëjnë rreth 10% të totalit të pranimeve në spital në epiqendrën e omicron, Tshwane në Afrikën e Jugut, sipas Institutit Kombëtar për Sëmundjet Transmetuese.


Më shumë fëmijë po pranohen sesa gjatë fazave të hershme të pandemisë, ndërsa vendi ka hyrë në valën e katërt aktuale të infektimeve.

- Advertisement -

Shkencëtarët e Afrikës së Jugut ishin të parët javën e kaluar që identifikuan variantin e ri të njohur tani si Omicron dhe ndërsa simptomat janë përshkruar si të buta, rreziku nga lloji i ri është ende i pasigurt.

Qeveritë në të gjithë globin rritën kufizimet e udhëtimit si përgjigje dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se varianti mund të nxisë një rritje të re të infeksioneve.

“Fëmijët shumë të vegjël kanë një sistem imunitar jo shumë të fortë dhe ata gjithashtu nuk janë të vaksinuar, kështu që janë më të rrezikuar,” tha Waasila Jassat, specialiste e shëndetit publik në institut, e cila ishte pjesë e zhvillimit dhe menaxhimit të sistemit kombëtar të mbikëqyrjes spitalore të Afrikës së Jugut për Covid-19.

- Advertisement -

Ajo tha se një pjesë e rritjes së infektimeve tek fëmijët duhet të bëjë prindërit të reflektojnë mbi vaksinimet e tyre. Një raport pediatrik që pritet më vonë këtë javë duhet të japë më shumë informacion.

A mund të shkaktojë omicron sëmundje më serioze?

Ndërsa OBSH thotë se është ende e paqartë nëse omicron shkakton apo jo sëmundje më të rënda apo nëse është më vdekjeprurëse se variantet e mëparshme, asnjë vdekje nuk është raportuar si e lidhur me omicron deri më tani.

Në Afrikën e Jugut, e cila ngriti alarmin për herë të parë për variantin e ri dhe zbuloi rastet e para më 9 nëntor, numri mesatar i rasteve ditore u rrit në rreth 1600 këtë javë nga rreth 500 javën e kaluar.

“Në Tswane, komuna që përfshin kryeqytetin Pretoria, 52 fëmijë nën moshën 2 vjeç të diagnostikuar me koronavirus janë pranuar në spital dhe një ka vdekur”, tha Jassat.

Shkencëtarët në Afrikën e Jugut thanë të hënën se vaksinat ekzistuese kanë ende gjasa të mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda, megjithëse fëmijët shumë të vegjël nuk janë në gjendje të marrin ende vaksina. Bloomberg/“Si”

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...