E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Krishtlindje në kohë pandemie, por ka disa gjëra që duhet të bëni patjetër në këtë periudhë

Ok, është një periudhë e vështirë për të gjithë. 2020-a ka qenë një vit i vështirë që ne do të donim ta harronim sa më parë, por ja që fundviti sjell një periudhë feste, së cilës duam t’i gëzohemi të gjithë.

Në këtë periudhë të vitit, shumë prej nesh kërkojnë t’i mbyllin me sukses edhe këto javë të fundit dhe të pushojnë. Meqenëse nuk kemi shumë kohë para ditës së madhe të Krishtlindjeve, ka disa gjëra të thjeshta për t’u bërë. Cilat janë ato gjëra do të thoni ju?

- Advertisement -

Dilni në qytet për të shijuar dritat e festave

Dritat e festave janë gjëja më e bukur e kësaj periudhe, kështu që shkoni t’i shijoni. Do t’ju ndihmojë për t’u çlodhur në këtë prag festash.

- Advertisement -

Bëni ëmbëlsira Krishtlindjesh dhe babagjyshë të Vitit të Ri

Kjo është një nga gjërat më të ëmbla që ju vijnë çdo vit për Krishtlindje. Gatuajini ato me fëmijët.

Dekoroni shtëpinë

A mund të ketë Krishtlindje pa dekorin e duhur? Nuk besoni se është e realizueshme apo jo? Filloni ta mbushni pemën me çdo lloj zbukurimesh.

Dëgjoni këngë Krishtlindjesh sidomos gjatë kësaj periudhe

Sa më shumë afrohen ditët, aq më shumë muzikë Krishtlindjesh duhet të dëgjoni. Asgjë më shumë se ky motiv nuk ju ndihmon të ndiheni më mirë.

Ndihmoni komunitetin

Kjo duhet bërë çdo ditë të vitit, por gjatë kësaj periudhe është edhe më domethënëse.

Ndizni zjarr në oxhak

Ngrohtësia që vjen nga zjarri dhe sidomos nëse je ulur pranë tij është aq e pazëvendësueshme; asgjë nuk të bën të ndihesh më mirë.

Kalo kohë me njerëzit që do

Ndonjëherë, mes të gjitha çmendurive që bëjmë në përditshmëri, ne harrojmë të kalojmë kohë me njerëzit që duam. Tani është koha më e mirë dhe e pazëvendësueshme.

Shkoni në supermarketet e Krishtlinjeve

Hani ushqime të mira, qeshni, bëni dhurata dhe, natyrisht… shopping!

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

​12 vjeçari përjashtohet nga shkolla pasi preu flokët në stilin e brazilianit Ronaldo

Një 12-vjeçar u përjashtua nga shkolla kur vendosi të nderojë legjendën e futbollit brazilian...

Test: Zgjidhni një kartë dhe zbuloni se çfarë ju pret në 2023

Karta 1 Ju dëshironi shumë gjëra dhe luftoni për to. Ju keni pasur ulje-ngritjet tuaja,...

93 për qind e njerëzve nuk arrijnë të gjejnë germën që dallohet: A do ta gjeni ju?

Në këtë ilustrim fshihet një ndërhyrës – sa kohë ju duhet që ta dalloni? Enigmat...

Vdes nxënësja më e moshuar në botë, historia e saj frymëzoi film

Një grua 99-vjeçare, që besohet të jetë nxënësja më e vjetër në botë e...