E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Kreu i Ferizajt i premton mbështetje Daorsa Sopës, për të kapur majat e skenës botërore të muzikës

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur këngëtaren e talentuar për fëmijë Daorsa Sopa.

Ai i ka premtuar përkrahje Daorsës, që ajo të arrijë majat e skenës botërore të muzikë, shkruan Kids of Kosova.

- Advertisement -

Kujtojmë se Daorsa ka nisur nga diela e kaluar një emision në Kids of Kosova që quhet e “Diela me Daorsën”.

Postimi i kryetarit Aliu:

Nga më të këndshmet pritje që i bëra në zyrë, ishte kjo që bëra sot, ku prita 11 vjeçaren sukseseplotë, të talentuarën dhe pasionuarën e muzikës së mirëfilltë shqipe, Daorsa Sopa.

- Advertisement -

Daorsa flet tri gjuhë të huaja dhe suksesi i saj në muzikë deri tash ka kulmuar me çmime të shumta ndërkombëtare e rajonale, si ato në Kroaci, Slloveni, Shqipëri, Mali i Zi, Serbi e ku dinjitetshëm mban epitetin e top 5 fëmijëve më të suksesshëm në Ballkan në lëmin e muzikës.

Sukseseplotë e ëndrrimtare, ajo synon majat e skenës botërore të muzikës si soprane, mbështetje të cilën përveç prindërve, pa kursim do t’ia japim edhe ne.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

4-vjeçari kafshohet nga qeni në oborrin e çerdhes në Prishtinë – nëna e tij tregon ngjarjen

Një fëmijë është kafshuar nga një qen endacak të hënën brenda oborrit të çerdhes...

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, po krijon web-faqe – ka 17 çertifikata

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, në shkollën fillore "Dardania" shquhet me intelegjenca...

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...