E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Koronavirusi kthehet në shkollat e Beratit, 18 nxënës dhe 6 mësues dalin pozitiv

- Advertisement -

Berati është kthyer prej disa muajsh në një nga qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve nga Covid-19 në vend.

Burime nga ISHP-ja Berat konfirmojnë se rastet e infektimeve kanë ardhur duke u shtuar nga java në javë dhe më të prekurit nga ky virus mbeten fëmijët e kopshteve e shkollave të qytetit.

- Advertisement -

Të njëjtat burime konfirmojnë se, vetëm në 48-orët e fundit kanë rezultuar “pozitivë” 18 nxënës të disa shkollave 9-vjeçare e të mesme si dhe 6 mësues, ndërkohë që vetëm ditën e djeshme janë testuar edhe 64 nxënës të tjerë. Të prekur nga virusi SarsCov2 janë edhe 12 fëmijë në 4 kopshte në qytetin e Beratit si dhe 4 edukatore.

Mësohet se në të gjitha kopshtet e shkollat ku janë konstatuar rastet e të infektuarve janë dezinfektuar ambientet dhe janë mbyllur disa klasa.

- Advertisement -

Infektimet janë shoqëruar edhe me humbje jete tek të miturit por edhe tek të rriturit, mes të cilëve edhe drejtori i njërit prej gjimnazeve më me emër në Berat, që ka edhe numrin më të lartë të nxënësve të infektuar.

Mjekët infeksionistë në ISHP-në Berat pohojnë se të infektuarit janë raste kontakti mes të infektuarve në kopshte e shkolla si dhe kontakte familjare. Sipas mjekëve, ky zinxhir në rritje infektimesh mund të ndërpritet vetëm nëpërmjet vaksinimit pasi-siç edhe pohojnë vetë ata-rastet e të infektuarve me Covid-19 janë të gjithë persona të pavaksinuar.

Mos respektimi i masave anti Covid e ka nxjerrë Beratin një nga qytetet më të ekspozuar dhe me rastet më të larta të të infektuarve me virusin vdekjeprurës Covid-19 si dhe me numrin më të lartë të vdekshmërisë në krahasim me popullsinë.

- Advertisement -

Ndërkohë që nga dita në ditë është duke u rritur edhe numri i testimeve. Aktualisht në Berat numri i rasteve aktive ka arritur ne 168.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërve: Me padurim presim presim pezullimin e grevës

Anëtari i Këshillit të Prindërve të Prishtinës, Nexhmi Hoxha ka folur rreth qëndrimit të...

KMDLNJ kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriu, sot ka kërkuar dorëheqjen...

LAJMI I FUNDIT nga SBASHK-u për ndërprerjen e grevës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është duke shqyrtuar pezullimin e grevës...

SBAShK-u lëshon pe: Ta pezullojmë grevën deri në janar, mësimi të fillojë më 3 tetor

Janë bërë 1 muaj e tri ditë, që kur ka filluar greva nga Bashkimi...